Peruja hap dyert e Machu Picchu për një turist të vetëm

Peruja hap dyert e Machu Picchu për një turist të vetëm

Machu Picchu

Peruja ka hapur Machu Picchun për një turist të vetëm japonez, i cili kishte pritur për 7 muaj me radhë që të vizitonte vendin e trashëgimisë botërore.

Jesse Katayama kishte planifikuar të vizitonte Machu Picchun në muajin Mars, por u mbyll për shkak të koronavirusit, shkruan The Guardian.

Machu Picchu

Ministri peruan i Kulturës tha se këtij turisti iu dha leje për të hyrë brenda Machu Picchu pasi kishte paraqitur një kërkesë të veçantë. “Ai kishte ardhur në Peru me ëndrrën për ta vizituar Machu Picchun, prandaj ne e lejuam të futej, para se të largohej për në vendin e tij”.

Jesse Katayama kishte planifikuar që të udhëtonte vetëm disa ditë në Peru, por mbeti i bllokuar në qytetin Aguas Calientes pranë Machu Picchu në mes të muajit Mars për shkak të ndalimit të udhëtimit si pasojë e COVID-19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0