Personazhet që lanë gjurmë në histori, mes tyre edhe një shqiptare! - Business Magazine Albania

Personazhet që lanë gjurmë në histori, mes tyre edhe një shqiptare!

Personazhet që lanë gjurmë në histori, mes tyre edhe një shqiptare!

Nga Ramses dhe Kleopatra tek Buda, Aleksandri i Madh, Cezari, Mikelanxhelo, Leonardon, Beethoven, Mozart, Tesla, Ajnshtajn por edhe Marilyn Monroe e shumë të tjerë, janë këta ndë 100 personazhet e mëdhenj të historisë, shkruan focus.it.

Por cilët janë burrat dhe gratë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në histori?

Shumë prej nesh me siguri ia kanë bërë vetes këtë pyetje në një moment. Por nuk është e lehtë të bësh një listë. Por tani detyra mund të bëhet më e lehtë nga një botim. ”100 Personazhet e Mëdha të Historisë”, bestselleri që lavdëron gratë dhe burrat që ndryshuan botën.

Fillojmë me Lucy, një nga përfaqësueset më të vjetra të njerëzimit: e zbuluar në Etiopi në 1974, Lucy është një australopitekë që jetoi 3.2 milionë vjet më parë dhe përfaqëson hapin e parë në evolucionin tonë.

Gjatë rrugës do të takoni mbretëreshën Nefertiti, e cila jetoi mbi 3300 vjet më parë, e famshme për bukurinë e saj, më pas Ramses II dhe mbretëreshën shumë të famshme Kleopatra.

Dhe përsëri: Buda; perandori i parë i Kinës Qin Shi Huang; mbreti luftëtar Hun Attila si dhe  gjakatari mongol Ghengis Khan.

Për Greqinë e lashtë, janë Platoni dhe Aleksandri i Madh. Pas një ekskursusi kushtuar Romës gjenden Spartaku dhe Jul Cezari.

Aty janë edhe Charlemagne, Marco Polo, Dante Alighieri, Leonardo da Vinci, Michelangelo, Joan of Arc, Christopher Columbus, Ferdinand Magellan.
Përsa i takon besimeve fetare janë Jezusi i Nazaretit dhe profeti Muhammed(a.s).

Lexo edhe:Brenda dekadës së ardhshme do të kemi të paktën pesë trilionerë, ç’do të thotë kjo për botën?

Kampionët e letërsisë

Nuk mungojnë autorët e veprave të pavdekshme: nga Miguel Cervantes me Don Kishotin te Ludwig van Beethoven me simfoninë e nëntë të tij, nga Wolfgang Amadeus dhe Mozart, William Shakespeare me Romeon dhe Zhulietën te Diego Velasquez me Las Meninas, duke kaluar nëpër Rembrandt, Piccasso dhe pikturat e tyre, Molieri me ”Invalidin imagjinar”,, Vëllezërit Grimm dhe tregimet e tyre popullore, Victor Hugo me ”Të Mjerët”.

Shkencëtarë dhe artistë të mëdhenj

Ndër shkencëtarët spikasin figurat e Marie Curie, Albert Einstein, Nikola Tesla, Louis Pasteur, Edison.

Gjithashtu, në fushën artistike: Walt Disney, Charlie Chaplin, Marilyn Monroe, Edith Piaf, Nina Simone, John Lennon dhe Michael Jackson.

Sipas studimeve të kryera në 37 vende, më i vlerësuari i të gjitha kohërave është Albert Einstein. në vendin e dytë, e vetmja grua në top 10, është Nënë Tereza e Kalkutës.

Ndë emra të tjerë janë Gandhi, Lenin, Napoleone, Mandela.

ATA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0