Përse po ndalon Volkswagen shitjen e makinave me naftë në SHBA? - Business Magazine Albania

Përse po ndalon Volkswagen shitjen e makinave me naftë në SHBA?


Kompania gjermane Volkswagen ka konfirmuar se duke filluar nga sot e tutje, në SHBA nuk do të shitet asnjë makinë Volkswagen me naftë.

Kjo lëvizje vjen si pasojë e problemeve që VW hasi me motorrat e saj me naftë, ku kompania në fjalë përdorte softuerë të ndryshëm për të ndryshuar numrat e testeve të dioksidit të karbonit.

Lajmi u bë i ditur nga vetë shefi egzekutiv i Volkswagen, Herbert Diess, i cili pohoi gjithashtu se kompania mund të konsiderojë makinat me naftë në të ardhmen.

Me këtë lëvizje të pritshme, VW do të fokusohet akoma edhe më shumë në makinat elektrike, që ka tashmë platformën e vetë për këto makina. VW pritet të ketë mbi një milionë makina eletrike në rrugë deri në vitin 2025 dhe të bëhet lideri i makinave eletrike.

Ndalimi i shitjeve të makinave me naftë shkon edhe për kompaninë bijë të Volkswagenit, Audin. Edhe kjo e fundit do të ndalojë shitjet e makinave me naftë në ShBA përveç një modeli, atë Q7.

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0