Nga Odisea Gora,
Ne të gjithë jemi njësoj, megjithatë prapë dallojmë kaq shumë!
Mendoj se gjithësecili prej nesh e krijon vetë rrugën që të con tek pasuria. Njerëzit e pasur kanë disa gjëra të përbashkëta. Ata gjithmonë mendojnë sesi, paratë e tyre të punojnë për ta! Dallimi mes zakoneve të njerëzve të pasur dhe të tjerëve gjendet tek disa gjëra që po i sjell më poshtë.
Njohjet e reja
Njerëzit e pasur adhurojnë të takojnë njerëz të rinj. 68% e njerëzve të pasur deklaruan se atyre u pëlqen të njohin njerëz të rinj. Vetëm 11% e njerëzve të varfër thanë të njëjtën gjë. Shumica e njerëzve që kanë stabilitet financiar përpiqen sa më shumë që t’u japin të tjerëve përshtypje të mirë për vetën dhe ta mbajnë atë. Ata nuk harrojnë tu urojnë festat dhe ditët e tjera të rëndësishme miqve të rinj si dhe atyre të vjetër.
2. Njerëzit e pasur nuk besojnë në fat.
Si të jetë e shkruar, epo ky ishte fati im, janë këto mendime që bëhen jeta jote dhe i quan fat. Ky nuk është fati yt, janë mendimet e tua dhe ato bëhen jeta jote.
Mund të fusësh fatin vetëm në raste të rralla, ndoshta atëherë kur po mundohesh të zgjedhësh mes një bluze të kuqe apo të kaltër. Por kur vjen puna tek çështjet madhore, njerëzit e pasur besojnë se ata vetë e caktojnë shtegun e jetës së tyre. Kurse 90% e njerëzve të varfër e fajësojnë fatin për fatkeqësitë e tyre dhe faktorë të tjerë që ata nuk mund t’i kontrollojnë. Për të përmirësuar mirëqenien e tyre, ata investonë para në psikiatra dhe bileta lotarie në vend që të investojnë në edukim, në libra.
3. Mos e urre punën tënde
Ndoshta po pret të jesh një lider, një udhëqes, shef apo drejtor, por më parë më parë duhet të lexosh, të studiosh, të punosh, dhe mbi të gjitha të duash punën që po bën. Të shkosh në majë duhet të pagush një çmim. Asgjë nuk është falas. Pasuria kërkon kohë dhe sakrifica.
“E dua punën time!” Kjo është çfarë thonë 85% e njerëzve të suksesshëm financiarisht. Njerëzit e vobektë shohin më shumë të këqija sesa të mira në punën e tyre. Me një qëndrim të tillë ndaj punës është shumë e vështirë të rrisësh të ardhurat. Nëse nuk e pëlqeni punën që bëni, ndërrojeni dhe mos u ankoni, ose mësoje dhe fillo ta duash.
Të mos e duash shëndetin tend
Kur ti je në rregull ke një mijë dëshira, por kur shëndeti yt nuk është mirë ke vetëm një dëshirë. Të jesh mirë me shëndet.
Njerëzit e pasur i kushtojnë shumë kohë shëndetit të tyre. Këtu përfshihen vizitat tek mjeku, mënyrën e jetës të shëndetshme, sportet (76% e njerëzve të suksesshëm bëjnë ushtrime 4 herë në javë), dietë të balancuar, si dhe nuk kanë zakone të këqija. Kurse vetëm 13% nga ata që kanë të ardhura të pakta e lidhin shëndetin me sukses.
5. Të mos rrezikosh
Nëse provon dhe dështon, ti mëson, por nëse nuk merr iniciativën të provosh, ke humbur gjithmonë. Vetëm 6% e njerëzve të varfër u pajtuan të ndërmarrin rrezik, në mënyrë që të përmirësojnë situatën e tyre financiare. Kurse më shumë se 50% e njerëzve të pasur, që morën pjesë në eksperiment, thanë thanë se rrezikojnë. Shumica e njerëzve të pasur vunë në pah se të rrezikuarit të paktën njëherë në jetën e tyre i ka çuar drejt dështimeve të mëdha, por kanë provuar të ecin përpara e të mos ndalojnë. Duhet ta përqafosh dështmin, dështimi të rrit. Dështimi të mëson se përse gjërat nuk funksionojnë. Nëse lulja nuk rritet nuk e ka fjajin lulja ,diçka po dështon dhe ti duhet të gjesh atë.
6. Te qëndrosh para televizorit
Njerëzit e pasur nuk kanë televizor në dhomat e tyre. 78% e njerëzve jo të pasur pëlqejnë të shikojnë spektale, ku njerëzit mund të shohin detajet e jetës private të dikujt. Vetëm 6% e njerëzve të pasur nuk u pëlqen të shohin shumë TV dhe shumë prej tyre shikojnë TV më pak se një orë në ditë. E njëjta vlen edhe për internet. Njerëzit e suksesshëm shpenzojnë më pak se një orë duke lundruar në internet, përveç në rastet kur ka të bëjë me punë.
7. Të mos lexosh shumë
“ Të mos lexosh do të thotë të mos mendosh,” ka thënë Dostojevski.
88% e njerëzve të pasur pajtohen me thënien e këtij shkrimtari. Ata lexojnë libra për vetë zhvillim, materiale në lidhje me profesion e tyre, si dhe literaturë historike të paktën 30 minuta në ditë. Ndërsa vetëm 2% e njerëzve të varfër i kushtojnë kaq kohë leximit. Investimi më i madh për gjithsecilin prej nesh është investimi në dije. Mos e harroni kurrë këtë.
8.Të zgjohesh vonë
Ka vetem dy zgjidhje. Ose do ta vendosësh ditën përpara ose dita do të ‘t vendosë ty.
Më shumë se gjysma e biznesmenëve me të ardhura të larta zgjohen 3 orë para se të fillojë dita e punës, që i bie rreth orës 5 të mëngjesit. Ato e shpenzojnë këtë kohë duke planifikuar se çfarë duhet të bëjnë, duke punuar në projektet personale (në qoftë se punojnë për kompani të mëdha) dhe duke u marrë me aktivitete sportiv.
Disa nga njerëzit e suksesshëm i shpenzojnë dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta duke medituar ose thjesht duke menduar për diçka në qetësi. Të zgjohesh herët sidoqoftë nuk do të thotë të mos flesh mjaftueshëm. Kjo pasi 89% e njerëzve të pasur i bëjnë 7-8 orë gjumë dhe bien të flenë në kohën e rekomanduar: që i bie në mes të orës 9 dhe 10 në mbrëmje.
9.Të komunikosh me njerëz toksik
96% e njerëzve që jetojnë duke pritur rrogën, e njohin dikë që i pëlqen të merret me thashetheme dhe të ankohet për jetën e tyre. Njerëzit e suksesshëm komunikojnë me ata që nuk janë negativë, madje që fakt i inspirojnë ata. Mund të njohësh më shumë nga këta njerëz nëse merr pjesë në ngjarje kulturore, bën punë vullnetare ose anëtarësohesh në ndonjë organizatë jofitimprurëse.
Mirëpo, duhet të shpenzosh tërë kohën duke u marrë me veten, derisa të takosh njerëz që ia vlejnë kohën tuaj.
Lexo: 5 anët e errëta të sipërmarrjes
10. Të shpenzosh shumë
Robert Kiyosaki thotë se:”Shumica e njerëzve të varfër shpenzojnë më shumë sesa fitojnë.” Jam i bindur se me siguri njihni njerëz që blejnë makina, rroba e telefona të shtrenjtë dhe gjëra të tjera me kredit edhe pse nuk mund t’i përballojnë financiarisht dhe nuk iu duhen.
Njerëzit e pasur zakonisht i përmbahen këtij sistemi të shpërndarjes së të ardhurave:
• 20% – kursime {Unë personalisht ketë e quaj kapitali i emergjenës}
• 25% – qera
• 15% – ushqim
• 10% – zbavitje
• 5% – shërbim makine
• Pjesën tjetër të parave e shpenzojnë në gjëra të përkohshme siç janë veshja, medikamentet dhe edukim.
Kush është pasioni im ?
Njerzit e suksesshëm bëjnë diçka që e duan vërtetë dhe më pas e shfrytëzojnë atë si burim të të ardhurave.
Nëse jeni ende duke kërkuar për profesion, ja një plan veprimi:
- Bëjë një listë të gjërave që të pëlqejnë t’i bësh. Nënvizojë ato që kërkojnë të kesh ndonjë aftësi specifike.
- Tani nënvizoj 10 gjëra që të pëlqen t’i bësh më shumë se të parat. Vlerësoji me një shkallë prej 1 deri në 10, ku 10 qëndron për një aktivitet, jo vetëm që të pëlqen por edhe të bënë të lumtur.
- Pas kësaj, vlerësoji të njëjtat aktivitete, duke marrë parasysh të ardhurat potenciale.
- Se fundi, shto pikët për secilën punë. Ajo që merr më shumë pikë duhet të jetë synimi yt në jetë, dhe ndiqe.
“Nëse nuk bën para nga zeroja, edhe ato që ke do t’i cosh tek zeroja”, Vasil Naci
Odisea Gora
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.