Përse nuk duhet të buzëqeshësh në foton e pashaportës? - Business Magazine Albania

Përse nuk duhet të buzëqeshësh në foton e pashaportës?


Dymbëdhjetë vjet më parë francezët po qeshnin kur raportuan të gëzuar vendimin Britanik për të ndalur “buzëqeshjet me gojën e hapur” në fotot e pashaportës.

Ndoshta ju duket e çuditshme, por nëse nuk e respektoni këtë përcaktim ligjor do të përbënte problem për këtë çështje serioze biometrike – që ndikon në aftësinë e udhëtarëve të biznesit për të lëvizur të sigurt dhe pa probleme nëpër botë.

Pashaporta juaj është e pajisur me një çip i cili përmban informacionin biometrik personal, i lidhur drejtëpërdrejtë me fotografinë që bëtë kur aplikuat për dokumentin. Ky imazh është skanuar, dhe pikat kryesore (distanca mes syve, nga maja e hundës deri në mjekër) janë përdorur për të krijuar një hartë matematikore.

perse-nuk-duhet-te-buzeqeshesh-ne-foton-e-pashaportes-businessmag

Çdo gjë tjetër që shtrembëron apo mbulon këto matje – si për shembull syzet, apo të qeshësh – redukton efektivitetin e alegoritmeve të përdorura, njësoj si një fotografi jashtë fokusit.

Kur kaloni në portat e kontrollit në aeroport, ju shikoni në kamerën e cila skanon pamjen tuaj dhe bën llogaritjet e saj. Kompjuteri më pas vendos nëse harta matematikore e fytyrës suaj përshtatet me atë të fotos në pashaportë. Nëse kompjuteri nuk gjen ngjashmëri atëherë vërtetë do t’iu hapen probleme.

Të jesh i sigurt është një faktor tepër i rëndësishëm, kështuqë herën tjetër thjesht “Mos Qeshni”.

/Indipendent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0