Përse në Finlandë, 90% e nxënësve janë të shkëlqyer në shkollë? - Business Magazine Albania

Përse në Finlandë, 90% e nxënësve janë të shkëlqyer në shkollë?


Dallimi midis mes nxënësit më të mirë dhe më të dobët është shumë i vogël në Finlandë.

Sistemi finlandez i shkollimit i vlerëson të gjithë nxënësit të barabartë pa marrë parasysh inteligjencën e tyre.

Sipas një studimi të kryer nga zyra finlandeze për vlerësimin e kualitetit të shkollimit, del se mësuesit finlandezë kanë meritën kryesore për dallimin e vogël midis nxënësit më të mirë dhe më të dobët në klasat finlandeze.

Ky sistem shkollimi i cili po merret si model në shumë vende të botës është duke u përshtatur në shumë vende europiane.

Me kuadër mësuesish dhe profesorësh nga më të mirët në botë, të edukuar ekskluzivisht për mësimdhënie, qeverisë finlandeze i lehtësohet shumë puna duke ju deleguar vendimmarrëse për ndryshime dhe adaptime në kurrikula mësuesve.

Kjo e bën mësuesin finlandez fleksibil dhe të përshtatshëm varësisht nga nxënësit qe ka në klasë.

Për më tepër ky sistem ka shkuar aq larg saqë vlerësimin e nxënësve në lëndën e matematikës e bën edhe pa teste apo detyra, por me aktivitete në ambient të hapur të cilat janë atraktive dhe shumë relaksuese për nxënësin.

Përveç mësuesve, disa nga arsyet pse sistemi finlandez i shkollimit është ndër më të mirët në botë janë:

  • Nxënësit finlandez fillojnë shkollën në moshën 7 vjeçare.
  • Krahasuar me sistemet e tjera, nxënësit në sistemin finlandez rrallë i nënshtrohen provimeve apo testeve deri sa arrijnë moshën e adoleshencës.
  • Të gjithë nxënësit, pavarësisht inteligjencës ndjekin mësimet në të njëjtën klasë.

Përparimi i Finlandës falë sistemit të edukimit është evident sipas raportit të auditimit të World Democracy, që e radhit Finlandën në vendin e dytë më së paku të korruptuar në botë, që do të thotë se paratë e taksave të qytetarëve shpenzohen në mënyrë korrekte në shërbim të një shoqërie me standard kryesisht të barabartë.

Burimi: telegrafi.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0