Përse ju duhet një ekip për të qenë të sukesshëm?

Përse ju duhet një ekip për të qenë të sukesshëm?


Bashkëpunimi është i thjesht dhe i vështirë në të njëjtën kohë. Ju keni nevojë për ide të reja, mendime të reja për të krijuar diçka unike. Ekipi i duhur është ai që do t’ju çojë drejt suksesit.

EKIPI I KUPTON QËLLIMET E VENDOSURA

Ekipi ju ndihmon të realizoni qëllimet tuaja. Për një mbarëvajtje të punës ju keni nevojë për objektivin kryesor dhe një vizion. Anëtarët e ekipit duhet të kenë një qëllim të përbashkët, për të cilin duhet të punojnë.

KËNDVËSHTRIME TË NDRYSHME

Kreativiteti dhe idetë e reja janë të nevojshme. Shprehjet si Nuk e bëjmë dot, Është e vështirë, E kemi provuar disa herë apo Nuk ja vlen, nuk pranohen. Risitë janë tepër të nevojshme.

TË PUNOSH PËR QËLLIMIN TËND

Ekipet më të mira janë ata që punojnë së bashku për çdo gjë. Qëllimi i tyre duhet të jetë të arrijnë më të mirën. Një ekip i mirë nuk mund të funksionojë më njerëz që nuk i përkushtohen qëllimit.

SFIDAT E BËJNË JETËN MË TË BUKUR

Ekipi krijon një ambjet ku gjithësecili ndihet komfort. Ata janë në gjendje të rrezikojnë për të arritur objektivat e tyre. Ata duhet të kenë besim te njëri tjetri.

KOMUNIKIMI ËSHTË I HAPUR, I DREJTPËRDREJTË DHE I SINQERTË

Njerëzit ndihen të lirë të shprehin mendimet dhe këndvështrimet e tyre. Ata nuk kanë frikë t’i bëjnë pyetje njëri tjetrit dhe të dëgjojnë çdo opinion.

/BornRealist

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0