Përse indianët nuk blejnë iPhone? - Business Magazine Albania

Përse indianët nuk blejnë iPhone?


India është tregu më i madh ku iPhone nga Apple nuk ka mundur të depërtoj plotësisht. Në tremujorin e parë, Apple shiti vetëm 3% të smartphone-ëve në vend.

Gjithsesi ky është një treg i madh dhe investitorët mendojnë se Apple mund ta shndërroj Indinë në një komb të përdoruesve të iPhone, të paktën për shtresën e mesme të lartë dhe atë të lartë shtu siç bëri në Kinë 10 vitet e fundit. Por, ka shumë arsye përse Apple nuk ka mundur të “pushtojë” Indinë.

Një nga sfidat më të mëdha është se një iPhone është shumë i kushtueshëm në krahasim me gjërat e tjera të domosdoshme. Në vend që të blejë një iPhone, sipas analistëve, një indian mund të paguajë qeranë e shtëpisë ose të blejë 5 bileta udhëtimi jashtë vendit.

perse-indianet-nuk-blejne-iphone-businessmag

Shpenzimet relative të një iPhone kanë bërë që shumë indianë të zgjedhin iPhone 5S, i cili u lançua së pari në vitin 2013 në Shtetet e Bashkuara.

Apple ka filluar të prodhojë modele të iPhone SE me kosto të ulët në një fabrikë në Bangalore, Indi, i cili redukton sasinë e taksave që kontribojnë në çmimin total të celularit. Apple gjithashtu po punëson në këtë nënkontinet “menaxherët e pajtueshmërisë” për të negociuar me bankat, në mënyrë që kreditë për konsumatorët e Apple të bëhen më të përballueshme.

Një profesor 34 vjeçar në Indi, pasi bleu një iPhone 5S tha: “Është një ndjesi e bukur të kesh një celular Apple.”

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0