Përse hoqa dorë nga Facebook? - Business Magazine Albania

Përse hoqa dorë nga Facebook?


Jason Thibeault.*

Pikësëpari, nuk është për shkak të politikave të privatësisë së Facebook. Nuk ka të bëjë me këtë. Jam një person shumë i hapur online. Dreq, në fakt, ne të gjithë jemi të tille kur bëhemi ‘dixhitalë’ sepse nuk ka rrugë tjetër. Por veçanërisht, unë jam i tillë.

Nuk kam asnjë dyshim për postimin online të adresës së shtëpisë sime, të numrit të telefonit apo adresës së emailit. Nuk pyes nëse dikush ndjek çdo lëvizje timen në internet. Kam profile, blogje, një faqe timen About.me, profilin tim në LinkedIn. Gjithashtu përdor edhe sherbimin, brandyourself.com, për të menaxhuar brandin tim personal. Përse nuk më bëhet vonë? Sepse e kuptoj se e gjithë kjo është një tregti e humbur. Unë po shes privatësinë time për privilegjin e përdorimit të disa sherbimeve e aplikacioneve si Facebook.

Por përsëri, kjo nuk është përse u largova nga Facebook.

Gjatë vitit të kaluar, u fiksova keqas pas jetës sime dixhitale. Si një shkrimtar, folës dhe marketer, e di se dixhitalizmi ka luajtur një rol te rendesishem ne jeten dhe karrieren time. Por arrita ne piken ku te rejat rreth dixhitalizmit, qe mbushnin adresen time, u kthyen ne nje fiksim. Ato me nderprenin vazhdimisht nga puna qe e doja shume. Imagjinoni ate si nje ftohes ‘dixhital’ te ujit. Po pija 1 TON uje cdo ore. Megjithese nuk jam i kesaj fushe, marr guximin te them se ajo qe po ngjante ishte e lidhur me nivelin e Dopamines—kur shikoja te rejat ne Facebook, truri im po shperblehej me Dopamine; por kur nuk isha ne Facebook, niveli im i Dopamines do te binte shume dhe si rrjedhim, fillova te kerkoj te plotesoj fiksimin tim.

Keshtu, hoqa dore. Dola jashte Facebook. E hoqa kete aplikim nga telefoni im. Kane kaluar plot 24 ore qe kam rezistuar pa e pare Facebook.
Dhe pjesa me e mire e gjithe kesaj? Ska me e #icebucketchallenges per te pare!

Ky clirim ka qene nje lehtesim, me e pakta te thuash. Me ka ofruar mua nje perspektive te re e te parit se sa shume jeta ime ishte e nderthurur me pjesen dixhitale dhe se sa shume ajo ndikonte tek gjendja ime fizike. Me ka dhene kohen te bej pyetje si: Perse ne e perdorim Facebook?”
Pergjigjja ndaj se ciles ne jemi narcist dhe duam te jemi ne qender te vemendjes eshte nje koment i qarte se cfare do te thote te jesh njerezor ne boten e sotme.

Jashte cdo grupi te vogel miqsh dhe jashte familjes, perse dua qe njerezit e tjere te dine per jeten time? Per jeten e femijeve te mi? Sepse dua qe ata te me kushtojne vemendje, te me pelqejne. Ja perse.
(Menjeane, mund te them se nuk kam bere te njejten gje akoma me Twitter sepse nuk te mban varur si Facebook ; Besoj se kjo eshte nje lidhje e drejteperdrejte me thellesine e maredhenies qe kam me miqte e Facebook, ata jane miq te vertete, familja e vertete, kundrejt ndjekesve anonime te Twitter.)

Ndoshta Facebook dhe rrjetet e tjera sociale nuk kane te njejten efekt mbi ju. Kam pare disa njerez qe e perdorin Facebook per diskutime rreth ceshtjeve aktuale. Por per pjesen me te madhe te njerezve eshte e njejta gje: postim statusesh per veten, femijet e te tjera si keto. Marr guximin te them se ju i kontrolloni keto statuse me shume se sa e kishit menduar. Dhe kjo eshte nje shenje e qarte se ju keni nevoje te kontrollini, ashtu sic doni te pini nje cigare, te pini nje pije tjeter.

A po mbeshtes qe te gjithe ju te lini Facebook dhe rrjetet e tjera sociale? Jo. Por po ju sygjeroj qe te ndiqni disa udhezime te thjeshta per te reduktuar varesine dixhitale qe rendon mbi ju.

Qendroni logged out: Nese nuk qendroni ‘log out’ nga rrjetet sociale gjate gjithe kohes, me pas behet e veshtire per te pare se c’ndodh ne keto rrjete. Mos i ruani automatikisht username dhe password. Detyrojeni veten ti shkruani ato cdo here qe logoheni.

Vendosni kufinj: Shikoja se cpo ndodhte ne Facebook gjate gjithe kohes, ne mengjes, ne mesdite, ne dreke, naten. Vendosni nje lloj orari se kur mund te logoheni ne FB ne vend se sa te jeni te pranishem ne te gjate gjithe kohes. Kufinjte vendosen me lehte kur nuk jeni te loguar.

Zvogeloni volumin e rrjetit tuaj. Pjese e problemit me varesine dixhitale eshte edhe volumi i madh i kontakteve ne rrjete. Sa me shume kontakte te kesh, aq me shume feeds vijne ne drejtimin tuaj.

A do te kthehem perseri ne  Facebook? Ndoshta. Sapo pluhuri te largohet dhe do te kem mbaruar pune me “detoksin dixhital.”

 * Drejtor i Strategjise se Marketingut tek Limelight Networks

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0