Përqafo teknologjinë, Tirana Tech Open mbledh novatorë e pasionantë të teknologjisë - Business Magazine Albania

Përqafo teknologjinë, Tirana Tech Open mbledh novatorë e pasionantë të teknologjisë


Për tre ditë, risia, teknologjia dhe idetë novatore, ishin ajri që ndihej në Expocity Albania. Tirana Tech Open 2019, mblodhi qindra aktorë mes sipërmarrësve, inxhinierëve IT, drejtuesve dhe nxënësve të shkollave. 3 ditë me një organizim shumëdimensional, i kombinuar mes panairit dhe forumeve.

Produkte të reja, përvoja dhe frymëzim nga më novatorët, u prezantuan gjatë këtyre tre ditëve.

Një nga hapësirat më interesante të këtij eventi ishte FORUM ZONA, ku u prezantuan histori suksesi e frymëzimi. Gjatë paradites kushtuar edukimit, u prezantuan programe nga Shqipëria e Kosova që po zhvillohen në arsimin publik dhe atë privat, si dhe përvoja ndërkombëtare në edukimin dhe jetën e shëndetshme.

Henry Leerentveld, Drejtor për Europën Lindore në Swisscontact, prezantoi impaktin e projektit “Aftësi për Punë” në disa prej shkollave të mesme profesionale në Shqipëri. Ai theksoi se është e rëndësishme që ekspertë të fushës të mblidhen së bashku të flasin për inteligjencën artificiale dhe robotikën. Është e rëndësishme ndërkohë që Shqipëria të përgatitet për pasojat e saj dhe të krijojë më shumë vende punë.

Lexo: AllWeb Albania ka një ofertë speciale për të gjithë studentët. Përfito biletën me një çmim prej 35€

Alejtin Berisha, sipërmarrës në fushën e arsimit, prezantoi Konta, shkollën–qytet, ku mësimet merren në formë praktike në një qytet, një format i frymëzuar nga modeli i shkollës finlandeze.

Për prespektivat e edukimit foli Alan Greenberg, themelues i kompanisë “Education and Healthcare Tech”. Për një periudhë ai ka qenë pjesë e ekipit të Apple. Sipas tij, teknologjia ka një hapësirë të gjerë veprimi, si në gjeografi edhe në fushat ku mund të aplikohet. Ndaj, të rinjtë shqiptarë, duhet të mendojnë për treg përtej Shqipërisë. Mes folësve motivues ishte Lara Menke, bashkëthemeluese e CAIA. Ajo po lobon për udhëheqëset femra dhe startup-et.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0