Përpos pandemisë, Festivali i Këngës në RTSH do të zhvillohet - Business Magazine Albania

Përpos pandemisë, Festivali i Këngës në RTSH do të zhvillohet

Drejtuesit e Radiotelevizionit shqiptar (RTSH), kanë vendosur që pavarësisht situatës me pandemisë së koronavirusit, “Festivali i Këngës” do të mbahet si çdo vit në fund të dhjetorit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, RTSH ka bërë thirrje për të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59-të të Këngës. Gjithashtu krahas këtij njoftimi janë publikuar disa nga kriteret teknike për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e festivalit ku çdo fitues që nga viti 2004 përfaqëson Shqipërinë në festivalin evropian të këngës “Eurovision”.

LEXO: Festivali i Filmit në Venecia mund të rrisë turizmin

Afati i dorëzimit të materialeve është caktuar data 1 dhe 2 tetor, më pas një komision do të bëjë seleksionimin e tyre ku do të zgjidhen ato që do të hynë në garë. Përveç kritereve teknike, RTSH nuk ka treguar nëse do të pranojë kompozitor dhe tekstshkrues të huaj, siç ishte bërë vitin e kaluar, kur kompozitorët maqedonas, Darko Dimitrov dhe Lazar Zvetkovsi, fituan festivalin me këngën “Shaj” të Arilena Arës, e cila ishte pjesëmarrja e parë e krijuesve të huaj në Festivalin e RTSH-së.

Së shpejti, Fest 59 Edhe pse në një kohë të pazakontë, edicioni i 59-të i Festivalit të Këngës në RTSH, pritet të mbahet edhe këtë fund-dhjetor, si gara më e madhe muzikore që nuk u ndal asnjëherë, pavarësisht vështirësive politike, ekonomike e sociale që kaloi vendi në 90-ën apo 97-ën. Ka ende kohë për t’u njohur me kushtet e diktuara nga pandemia, mbi të cilat do të organizohet ky edicion, por RTSH-ja është në fazën e parë të Festivalit: atë të pranimit të këngëve në datat 1 dhe 2 tetor 2020.   Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qenë pjesëmarrës në Festivalin e 59 të Këngës. Përzgjedhja e këngëve pjesëmarrëse do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve në bazë të dëgjimit të tyre. Konkurrentët duhet të dorëzojnë pranë stafit të festivalit në Radio Tirana ose në postën elektronike festival@rtsh.al këngën e plotë me të gjitha specifikimet teknike si më poshtë:

1.Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin wave 16 bit 44.1 khz.

2.Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin wëave 16 bit 44.1 khz.

3.Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin wave 16 bit 44.1 khz.

4.Partiturën Vokale (me nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës në çdo masë.

5.Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live, për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkestër simfonike + band).

6.Versioni MIDI FILE i këngës.

7.Tekstin e plotë.

8.Foto të këngëtarit nëse është pjesëmarrës për herë të parë në Festival.

9.Biografi e shkurtër artistike e këngëtarit (aktiviteti, pjesëmarrjet, çmimet etj).

Të gjitha materialet e kërkuara më sipër duhet të jenë përfundimtare dhe të dorëzohen në datat 1 dhe 2 Tetor 2020 në zyrën e Festivalit në Radio Tirana ose postën elektronike festival@rtsh.al. Mos plotësimi i njërit prej elementëve të kërkuar e s’kualifikon këngën nga konkursi i përzgjedhjes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0