Përpilimi i pasqyrave financiare dhe raportimi financiar - Business Magazine Albania

Përpilimi i pasqyrave financiare dhe raportimi financiar


Raportimi Financiar është në funksion të informimit të palëve të interesit për pozitën dhe përformancën financiare, rrjedhën e parasë dhe perspektiven e vlerës së entitetit raportues. Qëllimi i trajnimit është që pjesëmarrësit të pajisen me njohuritë bazë mbi raportimin financiar, leximin dhe interpretimin e pasqyrave
financiare.

  • Të kuptuarit e kontekstit dhe qëllimit të raportimit financiar,
  • Karakteristikat kualitative të informative financiare,
  • Regjistrimi i transaksioneve dhe ngjarjeve,
  • Përgatitja dhe interpretimi i pasqyrave financiare.

 

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të kuptojnë dhe të pajisen me njohuri për:

  • Qëllimin e raportimit financiar,
  • Identifikimin, njohjen, matjen dhe raportimin e ngjarjeve financiare,
  • Llojet dhe formatin e pasqyrave financiare,
  • Interpretimin e pasqyrave financiare nga perspektiva e të gjitha palëve të interesit.

 

Trajnimi do të jetë interaktiv dhe mbahet nga trajner me pervojë në trendet bashkohore të menaxhimit të burimeve njerëzore. Përveç Certifikatës së trajnimit, secili pjesëmarrës do të pajiset me materiale shtesë të cilat janë udhërrëfyes për më tutje.

 

Trajnimi i dedikohet:

  • Zyrtarëve të angazhuar në funksionin e raportimit financiar (kontabilitet, financa & auditim)
  • Menaxhereve financiar, si dhe individëve të interesuar për këtë fushë

 

Data e trajnimit: 22-23 PRILL 2016

Çmimi për trajnim: 125 €

Më shumë info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0