Rezulatati? Përkthime më natyrale dhe sintaksë e gramatikë tejet të përmirësuar. Sistemi i ri i përkthimeve do të ofrohet fillimisht vetëm në 8 gjuhë nga 103 të disponueshme: Angleze, Franceze, Gjermane, Spanjolle, Portugeze, Kineze, Japoneze, Korena dhe Turke.
Google tha se këto gjuhë përbëjnë 55 deri në 85% të përkthimeve nëpërmjet aplikacionit. Implementimi i një teknologjie të tillë shënon një tjetër hap të rëndësishëm të gjigandit të motorrit të kërkimit drejt inteligjencës artificiale dhe robotëve që mësojnë.
Një teknologji, e cila mëson vetë pa qenë nevoja të programohet. Lëvizja më e fundit në këtë drejtim ishte me aplikacionin e muzikës, i cili analizon gjendjen emocionale të përdoruesit për t’i ofruar atij tinguj muzikorë që ka nevojë të dëgjojë në ato momente.
burimi: fax.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto