Përmes një sateliti do të matet pjesa më e madhe e ujit në planet - Business Magazine Albania

Përmes një sateliti do të matet pjesa më e madhe e ujit në planet

sateliti

SWOT, misioni ndërkombëtar për ujërat sipërfaqësore dhe topografinë e oqeanit, u ngrit të premten përmes raketës SpaceX Falcon 9 nga Baza e Forcave Hapësinore Vandenberg në Kaliforni. Faza e parë e raketës u përmbyll  me sukses me rikthimin në Tokë pas pak minutash.

Misioni, pjesë punës së përbashkët të NASA-s dhe agjencisë hapësinore franceze “Center National d’Études Spatiales”, synon të vrojtojë ujin në mbi 90% të sipërfaqes dhe do të masë lartësinë e ujërave të ëmla dhe oqeaneve.

Matjet e SWOT synojnë të tregojnë se si oqeanet ndikojnë në ndryshimin e klimës, dhe se si ngrohja globale ndikon liqenet, lumenjtë dhe rezervuarët. Të dhënat e satelitit mund të ndihmojnë gjithashtu komunitetet të përgatiten më mirë për përmbytjet dhe fatkeqësitë e tjera të lidhura me ujin, të cilat po rriten për shkak të krizës klimatike.

Studimi mund t’i ndihmojë edhe për të siguruar të dhëna mbi fondin global të ujit, burimet kryesore, mënyrën se si këto burime po ndryshojnë dhe ndikimet që do të kenë në mjedise të ndryshme.

Lexo: Menaxhimi i kohës mund të jetë më shumë një problem, sesa një zgjidhje!

Uji është kritik për mbijetesën e jetës në Tokë, por njëkohësisht formon motin dhe klimën, ndërsa ruan dhe lëviz karbonin dhe nxehtësinë e bllokuar në atmosferë nga emetimet e gazrave serrë.

Hulumtues i NASA-s Benjamin Hamlington, tha se, “Ne do të jemi në gjendje të shohim gjëra që thjesht nuk mund t’i shihnim më parë”.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0