Përmbytjet masive në Evropë: Sa do t'i kushtojë ky fenomen ekonomive? - Business Magazine Albania

Përmbytjet masive në Evropë: Sa do t’i kushtojë ky fenomen ekonomive?

ekonomi

Evropa Qendrore përjetoi përmbytjet e saj më të mëdha në dekada, të cilat pritet të kushtojnë miliarda humbje ekonomike.

Këto humbje ekonomike janë tepër të konsiderueshme. Vlerësimet e para tregojnë se vetëm kostoja e përmbytjeve aktuale mund të kalojë një miliard euro, por kostot e sakta ende nuk janë përmbledhur. Një vlerësim sugjeron se fatura mund të variojë nga disa qindra milionë euro në më shumë se një miliard euro.

Mario De Cicco, nënkryetar i vlerësimeve globale të sigurimeve dhe pensioneve në Morningstar DBRS, tha se: “Bazuar në informacionet më të fundit në dispozicion, humbjet më të larta të siguruara mund të ndodhin në Republikën Çeke, një nga vendet më të prekura nga ngjarjet e pafavorshme të motit të fundit”, duke shtuar se sigurimi për fatkeqësitë natyrore është më i përhapur në këtë vend se në vendet e tjera të prekura.

Si preken vendet?

Në Evropë, përmbytjet janë tashmë rreziku natyror më i kushtueshëm, sipas konsulentit Mjedisor në Mbretërinë e Bashkuar JBA Risk Management. Vetëm përmbytja e lumenjve kushton 7.8 miliardë euro çdo vit dhe pritet të rritet, pasi ekonomitë vazhdojnë të rriten në zonat me rrezik të lartë nga përmbytjet dhe ndryshimi i klimës çon në reshje më të mëdha dhe më intensive.  Këtë herë, përmbytjet kanë përfshirë pjesë të Austrisë, Republikës Çeke, Polonisë, Rumanisë, Sllovakinë dhe Hungarinë. Sipas Grzegorz Dróżdż, analist i tregut në Conotoxia Invest, në përgjithësi, dëmtimi i infrastrukturës, ndërtesave dhe pronës dhe rritja e shpenzimeve për shpëtim dhe ndihma mund të shkaktojë gjithashtu një ulje të prodhimit dhe aktivitetit ekonomik.

Lexo edhe: Sipërmarrësi turk Kenan Sevinç: Shqipëria ka ecur me shpejtësi vitet e fundit

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0