Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka mbyllur vitin e kaluar 259 domaine dhe faqe interneti për përmbajtje të jashtëligjshme ose të dëmshme. AKEP vendosi pas kërkesave nga Autoriteti i Mediave Audiovizuale, Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit (AMLF), Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP), si dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.
AKEP-i, i ka komunikuar ofruesit të shërbimit internet (ISP) për mbylljen e aksesit të atyre domaineve në territorin e Republikës së Shqipërisë
Shumica e domaineve të mbyllura lidhet më piraterinë, 131 domaine. 92 domaine janë mbyllur me kërkesë të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe 30 të tjerë janë mbyllur me kerkesë të Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.
Lexo: Roboti që do të drejtojë për herë të parë një orkestër
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.