Përjeto një aventurë udhëtimi me Airbnb

Përjeto një aventurë udhëtimi me Airbnb


Aventurat e reja në “Airbnb” të prezantuara të enjten do të synojnë të ofrojnë një eksperiencë unike për përdoruesit e këtij shërbimi.

Disa nga këto shërbime u lejojnë klientëve të ngasin devetë nëpër shkretëtirën marokene, kajakun dhe biçikletën në luginën e lumit Mekong në Vietnam ose të eksplorojnë jetën e një kauboji në perëndimin amerikan.

“Që kur lançuam më shumë se 11 vjet më parë, Airbnb ka ofruar një alternativë të re për udhëtimin, duke plotësuar një kërkesë për nevojat lokale të udhëtarëve,” tha Airbnb në një njoftim për shtyp.

“Sot ne shkojmë një hap më tej, me organizatorë që ofrojnë eksperienca unike të udhëtimit si Airbnb Adventures, në të cilat përfshihen për herë të parë strehimi, ushqimi dhe aktivitetet e ndryshme”.

Ky veprim është një hap i mëtejshëm në evolucionin e Airbnb, i nisur si një shërbim i thjeshtë për ndarjen e shtëpive. Por tani përfshin qëndrime hotelesh, turne, restorante dhe shumë më tepër. Vlera e kompanisë mendohet se arrin shifrën 35 miliardë dollarë.

Disa nga këto aventura përfshijnë kamping në borë për një natë në një banesë eskimeze afër Liqenit Elfin të Kanadasë, një qëndrim në fermë në fshatin Amish të Indisë, një udhëtim kulinar me kajak në Ishujt Suedezë dhe një udhëtim në xhunglën Amazon ose ndjekjen e luanëve në këmbë me luftëtarët Samburu në Kenia.

“Shtrirja e Airbnb Adventures arrin përtej sfidës për t’ju përshtatur çdo niveli të pasionit dhe aftësisë së njerëzve”, tha Airbnb.

“Ato organizohen nga vendasit me eksperiencë që kanë histori interesante për të treguar. Dhe për shkak se ato gjithmonë zhvillohen në grupe të vogla, të ftuarit mund të mësojnë gjëra të reja, të krijojnë lidhje personale, të kërkojnë sfida dhe të zhvillojnë personalitetin e tyre”.

Airbnb tha gjithashtu se do të organizojë një turne “Rreth botës në 80 ditë” në shtator, të frymëzuar nga romani i Zhyl Verne, ku përfshihet edhe një udhëtim me balonë.

France24

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0