Perimet e stinës shtrenjtohen me gati 50% për shkak të ngricave - Business Magazine Albania

Perimet e stinës shtrenjtohen me gati 50% për shkak të ngricave

Perimet e stinës

Vendi po përballet me një rritje të theksuar çmimesh, ndikuar nga faktorë të brendshëm dhe të jashtë. Ndërsa nafta ka mbërritur në gati 200 lekë për një litër prej javësh tashmë, lëndët e para të importit janë rritur prej vjeshtës së vitit të kaluar. Ato kanë shkaktuar një efekt zinxhir në çmime edhe për prodhime të tilla si mobilje dhe të gjitha produktet e përpunuara.

Për një faktor tërësisht lokal, në këtë periudhë edhe çmimet e perimeve janë rritur ndjeshëm. Temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin javët e fundit kanë dëmtuar prodhimet e dimrit.

Lexo: Kosto e jetesës bëhet më e lartë për qytetarët. Të gjitha çmimet e produkteve të shportës janë rritur

Tregtarët thonë se çmimet e prodhimeve, si lakër, sallatë janë shtrenjtuar në mënyrë të vazhdueshme, për shkak të uljes së ofertës në treg.

Në tregun me pakicë çmimi i sallatës ka mbërritur në 250 lekë/kg, ndërsa lakra luhatet mes 70-80 lekë/kg dhe spinaçi është 160-200 lekë/kg. Këto çmime janë 40-60% më të larta se vetëm një muaj më parë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0