Përgjigjja e Europës ndaj OpenAI njofton një investim miliarda dollarëshe në infrastrukturën e AI në Suedi - Business Magazine Albania

Përgjigjja e Europës ndaj OpenAI njofton një investim miliarda dollarëshe në infrastrukturën e AI në Suedi

Startupi francez i inteligjencës artificiale, Mistral, njoftoi të mërkurën se do të investojë 1.2 miliard euro (1.43 miliard dollarë) në infrastrukturën digjitale në Suedi, përfshirë edhe qendrat e të dhënave për AI.

Ky njoftim vjen në një kohë kur Europa po përpiqet të ndërtojë infrastrukturën e nevojshme për të fuqizuar mjetet e zhvillimit të shpejtë të AI-së, duke synuar pavarësinë teknologjike në një kontekst të tensioneve gjeopolitike në rritje. Fondet do të mundësojnë zhvillimin e qendrave të të dhënave për AI, kapaciteteve të avancuara të llogaritjes dhe kapaciteteve lokale për AI, sipas Mistral. I themeluar në 2023, Mistral ka dalë si një nga kompanitë kryesore evropiane të AI-së dhe ka mbledhur një rreth investimi prej 1.7 miliard eurosh në shtator, duke arritur një vlerësim prej 11.7 miliard eurosh. Prodhuesi holandez i pajisjeve gjysmëpërçues, ASML, kontribuoi me 1.3 miliard euro në këtë rreth. Në investitorët e saj përfshihen edhe gjigantët e teknologjisë Nvidia dhe Microsoft, si dhe DST Global, Andreessen Horowitz, Bpifrance, General Catalyst dhe Index Ventures.

“Ky investim është një hap konkret drejt ndërtimit të kapaciteteve të pavarura në Evropë, të dedikuara për AI,“ tha Arthur Mensch, CEO i Mistral, në një deklaratë.“Duke ofruar një shërbim të plotë vertikal me të dhëna të përpunuara dhe të ruajtura lokalisht, ne po forcojmë autonominë strategjike dhe konkurrencën e Evropës. Kjo vendos bazat për një cloud evropian për AI që mund të shërbejë për industrinë, institucionet publike dhe studiuesit në shkallë të gjerë,” shtoi ai.

Fillimisht e fokusuar në ndërtimin e modelëve të mëdhenj gjuhësorë (LLM), kompania më pas ka zgjeruar ofertën e saj për të përfshirë infrastrukturën e nevojshme për të fuqizuar AI-në.

Në qershor, Mistral lançoi Mistral Compute, që sipas kompanisë ofron një stack të integruar, përfshirë GPU-të, API-të dhe shërbime si platforma e menaxhuar plotësisht si shërbim (PaaS). Shtetet nordike konsiderohen vende ideale për qendrat e llogaritjes në Evropë, për shkak të temperaturave më të ulëta dhe disa nga kostove më të ulëta të energjisë në rajon.

Në korrik, OpenAI njoftoi se do të hapë një qendër të të dhënave AI në Norvegji, si pjesë e iniciativës së saj “Stargate”. Si pjesë e investimit, Mistral do të bashkëpunojë me kompaninë suedeze EcoDataCenter për të vendosur kapacitet të madh llogaritjeje për AI, duke shënuar investimin e parë të infrastrukturës AI të startupit francez jashtë tregut të tij vendas. Qendra e re pritet të hapet në 2027 dhe do të mbështesë zhvillimin dhe operimin e modelëve të gjeneratës së ardhshme të Mistral.

Ndërsa Mistral është ndërtuesi më i financuar i LLM-ve në Evropë, duke mbledhur 2.9 miliard dollarë sipas platformës Dealroom, ajo ka mbetur prapa konkurrentëve amerikanë, të cilët kanë rrethime financimi masive private.

OpenAI po planifikon të përfundojë një rreth financimi prej 100 miliard dollarësh, sipas burimeve për CNBC këtë javë, ndërsa Anthropic nënshkroi një marrëveshje për një rreth investimi prej 10 miliard dollarësh në janar.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0