Përgatitet projektligji, faturat do të jenë vetëm elektronike

Përgatitet projektligji, faturat do të jenë vetëm elektronike


Ministria e Financave ka përgatitur një projektligj, i cili forcon mbikëqyrjen tatimore të biznesit. Drafti, i cili është hedhur për konsultim publik parashikon implementimin e një software-i të ri në kasat e bizneseve, i cili transmeton në kohë reale çdo shitje në serverin e tatimeve.

Aktualisht bizneset e raportojnë xhiron e tyre në tatime vetëm një herë në ditë, kur mbyllin aktivitetin e tyre dhe shtypin kasën për të transmetuar xhiron ditore. Por me ligjin e ri dhe programin që do të instalohet çdo kupon që pritet do të transmetohet në kohë reale në serverin e tatimeve.

Sot, kur një biznes shet tek një tjetër, transaksioni dokumentohet përmes faturës tatimore fizike. Por me ligjin e ri  do të instalohet fatura elektronike. Pra sipas draftit të gjitha bizneset do të instalojnë një program të ri kompjuterik, i cili transmeton në kohë reale faturën elektronike për çdo shitje shumice apo pakice tek bizneset e tjera.

Instalimi i programit të ri do të ketë edhe një kosto shtesë për biznesin, që sipas ministrisë së financave do të jetë minimale dhe nuk e kalon shifrën 5 mijë lekë.

Mendohet se instalimi i këtij programi do të mbyllë shtigjet për evazion fiskal, veçanërisht tek bizneset e mëdha.

/Ministria e Financave

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0