Përfundon TAP. Shqipëria ende e papërgatitur për të shfrytëzuar investimin - Business Magazine Albania

Përfundon TAP. Shqipëria ende e papërgatitur për të shfrytëzuar investimin

TAP

Ka përmbyllur punimet një prej investimeve më të rëndësishme në Shqipëiri, i cili shtrihet gjithashtu në disa shtete. Gazsjellësi TAP/Trans Adriatic Pipeline ka mbaruar investimin prej mbi 40 miliardë dollarësh. Konfindustria e vlerëson këtë si një arritje për Shqipërinë, duke e cilësuar si një çast historik të shumëpritur për sigurinë  energjitike, ekonominë  kombëtare dhe rritjen e rëndësisë strategjike të  Shqipërisë.

Investimet e TAP prej disa vitesh rresht kanë zënë  peshën kryesore të  investimeve të huaja në  Shqipëri. Konfindustria vlerëson si

Gazsjellësi TAP do të jetë ndër rrjetet më të rëndësishme të furnizimit energjitik të shteteve të BE për disa dhjetëvjeçarë dhe Shqipëria bëhet për herë të parë pjesë e rëndësishme e korridoreve dhe rrjeteve strategjike ndërkombëtare. Sipas Konfindustrisë, Shqipëria ka të gjitha mundësitë të shërbejë si pikë qëndrore edhe në projekte të rëndësishme për furnizimin me gaz të Kosovës, Kroacisë, etj.

Lexo: Projekt-buxheti i vitit 2021 ka në fokus rindërtimet dhe investimet publike

Konfindustria vlerëson se, “përfitimet ekonomike të vendit nga prania e gazit natyror nuk duhet të  kufizohen vetëm në të ardhurat nga tranziti. Por, para së gjithash nga përdorimi i tij si lëndë e parë energjitike me çmim të ulët për industrinë, bizneset dhe qytetarët. Sigurimi i gazit natyror në sasi dhe me çmim të ulët bën të mundur lindjen e një numri të madh biznesesh të  reja, rritjen e konkurueshmërisë së prodhimeve dhe shërbimeve vendore, përmirësimin e mjedisit dhe tërheqjen e investimeve të  huaja, krijimin e vendeve të punës, etj.” Konfindustria kujton se Shqipëria ka ndër kostot më të larta të karburantit dhe energjisë elektrike në Europë dhe Rajon.

Por, Shqipëria është e papërgatitur për të përfituar shpejt nga prania e gazit natyror me çmim të ulët dhe sasi të siguruar nga TAP. Sot mungon krejtësisht infrastruktura e domosdoshme për përdorimin dhe shfrytëzimin e gazit natyror në ekonominë kombëtare.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0