Përfundon konkursi “Hajde n’Shqipni”, do të ndahen 6 çmime për fituesit

Përfundon konkursi “Hajde n’Shqipni”, do të ndahen 6 çmime për fituesit

“Hajde n’Shqipni”

Gjatë kësaj vere, shumica prej nesh zgjodhën si destinacion pushimesh Shqipërinë. Disa prej dëshirës, e disa të tjerë prej kufizimeve për shkak të koronavirusit, thuajse të gjithë iu drejtuam vendit tonë, nga veriu në jug. Për ta lehtësuar përzgjedhjen e destinacioneve, ne tek Businessmag zhvilluam konkursin Hajde n’Shqipni, përmes së cilit promovuam Shqipërinë.

Konkursi ynë filloi më 1 gusht 2020 dhe përfundoi më 10 shtator. Patëm kënaqësinë të ndanim në rrjetet sociale 879 foto&video, me të cilat pjesëmarrësit u bënë pjesë e konkursit. Tashmë ka ardhur momenti që të përzgjedhim fotot dhe videot më të mira, të cilat do të fitojnë 6 çmimet e konkursit.

  • 1 VIT INTERNET FALAS nga ALBtelekom – Videoja që do të vlerësohet profesionalisht nga stafi i Neë Media Communications.
  • “SHPORTA E TOKËS” nga Luga e Argjendtë – Fotoja që do të vlerësohet profesionalisht nga stafi i Neë Media Communications.
  • 1 NATË PËR DY PERSONA nga Agroturizëm Gjepali – Videoja që ka marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen @businessmag.al
  • 1 NATË PËR DY PERSONA nga Mrizi i Zanave – Fotoja që ka marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen @businessmag.al
  • 1 NATË PËR DY PERSONA nga Adriatik Hotel – Fotoja e dytë që ka marrë më shumë pëlqime, komente dhe shpërndarje në faqen @businessmag.al
  • 5000 LEKE BLERJE nga Aladini – Fotoja ose videoja që u shpërnda më shumë në story me hashtagun #hajdenshqipni dhe duke bërë tag @businessmag.al

Vlen të përmendet se 321 pjesëmarrësit dërguan foto dhe video nga çdo cep i Shqipërisë, të cilat u shpërndanë mbi 1000 herë nën hashtagun #hajdenshqipni.

Shpallja e fituesve do të bëhet live në mënyrë transparente, në datën 15 shtator, ora 12:00, në faqen zyrtare të @businessmag në Instagram.

BusinessMag fton të gjithë pjesëmarrësit, që u bënë pjesë e konkursit dhe promovuan viset e mrekullueshme të Shqipërisë, të na ndjekin ditën e martë, gjatë shpalljes së fituesve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0