Risitë premtojnë ta bëjnë jetën më të mirë, bizneset më inteligjente dhe botën më përfshirëse
Gjatë ceremonisë së hapjes në “Kongresin Botëror të Celularëve Shangai 2021,” Zëvendës-drejtuesi i Huawei Ken Hu, foli për ndikimin e madh që COVID-19 ka pasur në shumë vende, kompani dhe persona në të gjithë botën, si dhe rolin që teknologjia luan në luftën ndaj pandemisë.
“Risitë nuk lidhen vetëm me zgjidhjen e sfidave me të cilat përballemi sot, por kanë të bëjnë me rrugën drejt së nesërmes,” tha Hu. “Sapo të kemi nën kontroll pandeminë, duhet të mendojmë shumë mirë se si mund të sjellim risi që përmirësojnë cilësinë e jetës, bëjnë bizneset më inteligjente dhe krijojnë një botë më gjithëpërfshirëse.” Ai shpjegoi se aksesi i pabarabartë në teknologji dhe aftësi digjitale e ka përhapur ndarjen digjitale dhe pandemia e ka përkeqësuar situatën dukshëm më keq. “Ne duhet ta përqendrojmë novacionin në tejkalimin e hendekut midis atyre që kemi dhe nuk kemi, duke shkuar drejt përfshirjes digjitale”.
COVID-19 ka krijuar shumë kërkesa të reja për infrastrukturën dixhitale. Gjatë vitit të kaluar, Huawei ka punuar nga afër me transportuesit për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të më shumë se 300 rrjeteve në 170 vende.
Risitë për rritjen e cilësisë së jetesës
Gjatë fjalës së tij, Hu i prezantoi audiencës aplikacionin e avancuar të realitetit virtual Cyberverse që demonstron se si rrjetet 5G, pajisjet 5G dhe teknologjia virtuale mund të bashkohen për të krijuar një përvojë virtuale më gjithëpërfshirëse. Aplikacioni i ri bën të mundur integrimin pa probleme të realiteteve fizike dhe virtuale me saktësi të lartë, aftësi pozicionimi në nivelin e centimetrave, fuqi kompjuterike masive dhe transmetim me gjerësi bande të lartë përmes 5G. Huawei pret që Cyberverse të krijojë shumë mundësi të reja rritjeje në sektorë të shumtë përfshirë arsimin, argëtimin, turizmin, transportin dhe lundrimin.
Risitë për digjitalizimin e industrisë
Në vitet e fundit, teknologjitë si 5G, cloud dhe inteligjenca artificiale (AI) kanë filluar të luajnë një rol të rëndësishëm në prodhim, duke përshpejtuar kalimin në operacione më inteligjente dhe fleksibël. Hu shpjegoi se si fabrika e Huawei aktualisht po përdor rrjete 5G me aplikacione AI, të bazuara në cloud, për linjat e saj të prodhimit për smartphone 5G, duke rritur produktivitetin.
Mundësitë janë të shumta në hapësirën e transformimit digjital. Huawei parashikon që, deri në vitin 2025, 97% e të gjitha kompanive të mëdha do të përdorin AI. Vlerësime të tjera për 2025 përfshijnë që 55% e të gjithë PBB-së së Kinës do të drejtohet nga ekonomia digjitale dhe 60% e të ardhurave globale të transportuesve do të rrjedhin nga klientët e industrisë. Hu vuri në dukje se për të arritur këto parashikime, “të gjitha industritë duhet të përqendrohen në përmirësimin e aftësive të tyre, ndërtimin e ekosistemit dhe krijimin e vlerave me teknologjinë digjitale”.
Si një ofrues i infrastrukturës së TIK, Huawei është përqendruar shumë në novacionin 5G për të ndihmuar në nxitjen e transformimit digjital të të gjitha industrive. Hu vuri në dukje se Huawei është përqendruar në tre fusha: teknologjia, produktet dhe aplikimet.
Kompania aktualisht po punon me partnerët e ekosistemit për të zhvilluar pajisje që synojnë plotësimin e nevojave specifike të industrisë. Përmes novacionit të përbashkët dhe partneriteteve strategjike me klientët e saj, Huawei synon të drejtojë zgjerimin e aplikacioneve 5G për bizneset. Kompania po punon gjithashtu për të koordinuar standardet e komunikimit 5G dhe industrisë, për të rritur më shpejt shtrirjen e 5G në sa më shumë biznese.
Hu raportoi se në bashkëpunim me partnerët dhe transportuesit rajonalë, Huawei ka nënshkruar më shumë se 1.000 kontrata për aplikime industriale 5G në më shumë se 20 industri.
Lexo: Huawei: Teknologjitë dixhitale mbështesin arritjen e Objektivave Globalë të Kombeve të Bashkuara
Risitë për përfshirjen digjitale
Ndërsa po përpiqej të adresonte pandeminë, Hu paralajmëroi se bota po përballet me një rrezik real të rimëkëmbjes ekonomike sapo COVID-19 të vihet nën kontroll. Ai parashikon një ndarje gjithnjë e më të gjerë midis organizatave dhe njerëzve që përfitojnë në mënyrë aktive nga teknologjia digjitale dhe atyre që nuk përfitojnë. Në mënyrë që të shmanget zhvillimi i pabalancuar, të kapërcehet ndarja digjitale dhe të nxitet rritja gjithëpërfshirëse, Hu theksoi se fokusi i novacionit duhet të zhvendoset në prodhimin e një vlere më të madhe shoqërore.
Në mbyllje të fjalimit, Hu theksoi se ndërsa pandemia mbylli shumë dyer, novacioni ka hapur shumë mundësi të reja. Ai arriti në përfundimin se përmes novacionit të vazhdueshëm, Huawei do të vazhdojë të ndjekë partneritete të hapura me klientët dhe partnerët për të ndihmuar digjitalizimin e industrisë, përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe gjithëpërfshirjen digjitale.
Gjatë “Kongresit Botëror të Celularëve Shangai 2021” (MWC) që mbylli ciklin të martën, Huawei prezantoi shtatë koncepte të reja të rrjetit TIK, duke përfshirë Wireless 1+N, Home+, Bazat optike dhe lidhjet inteligjente të Rrjetit Cloud, si dhe nëntë produkte e zgjidhje të reja, përfshirë brez i gjerë gigabit të dedikuar për shtëpitë, linja private premium dhe rrjete inteligjente cloud.
MWC Shangai 2021 u zhvillua nga data 23 deri më 25 shkurt në Shanghai, Kinë. Për më shumë informacion për produktet dhe zgjidhjet e Huawei, ju mund të klikoni Këtu
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.