Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 5 tetor! - Business Magazine Albania

Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 5 tetor!

Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e AllWeb 2024, konferenca më e madhe digjitale në Shqipëri, me një çmim ofertë Early Bird prej vetëm 129 euro! Kjo ofertë e vlefshme deri në datën 5 tetor dhe pas kësaj date, biletat do të mund t’i merrni me çmimin e tyre normal.

Ky edicion i 7 i AllWeb në Shqipëri është gati të kthehet më 7 nëntor 2024 në Tiranë, duke sjellë me vete një sërë ekspertësh të nivelit ndërkombëtar dhe rajonal nga fusha e marketingut, teknologjisë dhe komunikimit digjital. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga prezantimet më të fundit mbi inovacionet digjitale dhe marketingun, si dhe të marrin ide të vlefshme për bizneset e tyre.

Kjo konferencë është vendi i duhur për të gjithë ata që duan të jenë një hap përpara në botën digjitale dhe që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë fushë gjithnjë e më të rëndësishme për suksesin e biznesit modern. AllWeb do të ofrojë një program të pasur me prezantime të cilësisë së lartë nga mbi 10 folës ndërkombëtarë dhe rajonalë, të cilët do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre në fushën e inteligjencës artificiale (AI), reklamat digjitale, krijimin e përmbajtjes, analizën dhe shumë më tepër.

Konferenca bashkon ekspertë nga sektorë të ndryshëm, përfshirë komunikimin, marketingun & teknologjinë, duke ndikuar ndjeshëm në ekonominë e tregut digjital. Mos harroni të përfitoni nga mundësia për të qëndruar përpara, duke marrë pjesë në konferencën një ditore në Tiranë,  më 7 Nëntor, tek Katedralja Ortodokse.

“Eksperienca jonë dëshmon se investimi në mjetet dhe kanalet digjitale është mënyra e vetme për kompanitë dhe organizatat për tu zhvilluar dhe qenë konkurrues. Prandaj fokusi ynë në marketingun digjital, digitalizim dhe transformim të biznesit ishte zgjedhja e duhur për qasjen e AllWeb e orientuar në të ardhmen,” – theksoi Gerti Boshnjaku, bashkë-organizator i konferencës.

AllWeb vazhdon të tejkalojë pritshmëritë çdo vit, duke ndikuar fort në marketingun digjital të Shqipërisë dhe në rajon, si dhe në skenën e inovacionit dhe biznesit në tërësi. Eventi do të ofrojë përmbajtje të cilësisë së lartë nga folës ndërkombëtarë, rajonalë dhe lokalë.

Më 7 Nëntor, skena e AllWeb do të mirëpresë më shumë se 10 folës nga Britania e Madhe, Danimarka, Austria, etj,  por edhe folës rajonalë nga Bosnja, Shqipëria, Maqedonia, etj.

“Temë qendrore për konferencën e këtij viti është AI, e cila udhëheq evoluimin e marketingut dhe mundëson markave të navigojnë me precizion në peizazhin digjital dhe të ofrojnë përvoja të paharrueshme të markës. Folësit do të diskutojnë aspekte të ndryshme të temës, duke përfshirë krijimin e përmbajtjes, reklamat, analizat, sjelljen, kreativitetin dhe komunikimin,” – shton Darko Buldioski, një nga themeluesit dhe drejtori i programit të konferencës.

Organizatorët ofrojnë bileta Early Bird për anëtarët e tyre më të përkushtuar dhe të besueshëm. Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 05.10.2024 për vetëm 129euro!

Folësit e parë të konfirmuar dhe të gjitha detajet e tjera janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës.

Lexo edhe:Njihuni me 2 folësit e dytë të AllWeb!


ALLWEB lindi në Maqedoni në vitin 2012 si një konferencë vjetore, duke shfaqur përmbajtje cilësore, folës fantastikë dhe studime të dobishme të rasteve, të gjitha në një vend, brenda një dite. Në vitin 2016, revista Business Mag Albania e solli atë në Shqipëri. Në këtë ngjarje unike, perspektivat e folësve ndërkombëtarë ndërthurin pa vështirësi praktikat më të mira lokale, të sjella nga ekspertë të industrisë nga rajoni.

Kontakt:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

#E Rëndësishme

Për ata që nuk e njohin, kjo Konferencë organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen. Që nga viti 2012, më shumë se 3500 pjesëmarrës dhe  240 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:

Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj.

Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 05.10.2024 për vetëm 129euro!

#ËshtëPërMua?

Ky aktivitet është i vlefshëm për kompanitë, CEO-t dhe punonjësit e tyre që punojnë në departamentet e marketingut, komunikimit, PR, menaxhim, teknologji, inovacion, media e re, media sociale, strategji, sisteme informacioni etj: për agjencitë e Reklamave, Marketingut dhe PR dhe stafin apo klientët e tyre ; për mediat e reja dixhitale dhe tradicionale ; për sipërmarrjet e reja startup dhe drejtuesit e tyre ; konsulentët financiarë dhe Strategjikë; menaxherë brandesh / markash; ekspertë të shitjeve online; si edhe për cilindo që është përdorues i teknologjisë dhe që kërkon të dijë se çfarë parasheh e ardhmja e afërt e zhvillimve të komunikimit në një epokë tërësisht dixhitale.

Nxitoni të përfitoni biletat me çmimin Early Bird deri më 05.10.2024 për vetëm 129euro!

 

 

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0