Përdoruesit e Pinterest tanimë mund të krijojnë video me panelet e fotove dhe krijimeve të tyre - Business Magazine Albania

Përdoruesit e Pinterest tanimë mund të krijojnë video me panelet e fotove dhe krijimeve të tyre

Përdoruesit e Pinterest tanimë mund të krijojnë video me koleksionet e ruajtura të fotove

Pinterest e ka riformatuar aplikacionin për tu përshtatur trendit dhe kërkesës së lartë për aplikacionin e TikTok. Duke u përgjigjur kërkesave të Gen Z për përmbajtje të fokusuar në video, kompania njoftoi se tanimë do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë video të shkurtra të paneleve të tyre të kuruara në Pinterest. Videot do të jenë të dizajnuara enkas për ti shpërndarë në media sociale.

Veçoria e re u frymëzua nga aktiviteti i ndarjes së vidjove që qarkullojnë tashmë masivisht sidomos në aplikacione si TikTok dhe Instagram. Në vitin 2022, për shembull, Pinterest prezantoi një aplikacion të ri për të krijuar kolazhe të quajtur Shuffles, i cili shpejt u bë popullor tek krijuesit e Gen Z në TikTok. Aplikacioni u bë viral pasi përdoruesit e Pinterest publikuan kolazhe dhe krijime estetike të bashkangjitura me muzikë dhe i postuan ato në TikTok. Më vonë, Shuffles inspiruar nga këto aktivitete krijoi një veçori zyrtare në Pinterest për kolazhe të cilat mund të bliheshin.

Përveç kësaj, përdoruesit e Pinterest tanimë mund të ndajnë panelin e tyre të fotove të ruajtuara,  në aplikacione si TikTok duke përdorur metoda më manuale, si postimi i screenshots ose përdorimi i efekteve të ekranit të gjelbër të aplikacionit për të ndarë koleksionet e fotove ose krijimeve të tyre , stilin si dhe individualitetin e tyre. Pinterest e quan këtë lloj ndarjeje trendin “mecore”, duke vënë në dukje se ka parë një rritje prej 565% në kërkime të lidhura me këtë aktivitet në platformën e saj çdo vit. Panelet e krijimeve të përdoruesve  titulluar “mecore” gjithashtu raportohet se janë rritur me 255% .

Lexo edhe: National Geographic: “5 arsye pse ky destinacion shqiptar duhet të jetë arratisja juaj e radhës”

Me opsionin e shpërndarjes së paneleve të krijimeve, përdoruesit e Pinterest do të jenë në gjendje të ndajnë tabelat dhe koleksionet e tyre në një mënyrë më kreative në mediat sociale. Panelet e përbashkëta do të shfaqin gjithashtu lidhje që, kur klikohen, i kthejnë shikuesit në tabelën e plotë në Pinterest, ku ata mund të shfletojnë ose blejnë përmbajtjen e mbledhur. Deri më sot, përdoruesit e Pinterest kanë krijuar më shumë se 10 miliardë tabela dhe panele.

Risia mund të frymëzojë rritjen e ndarjes sociale midis përdoruesve të Gen Z, të cilët tashmë janë tërhequr nga Pinterest dhe mund të shërbejë si një mënyrë për të rritur trafikun përsëri në aplikacionin e Pinterest duke shfrytëzuar mekanikën virale të platformave si TikTok dhe të tjerave të ngjashme.

Për të përdorur risinë, thjesht ju duhet të klikoni lehtë mbi ikonën e ndarjes së përmbajtjeve në pjesën e sipërme djathtas të cilitdo prej tabelave tuaja publike për të gjeneruar automatikisht një video. Më pas mund të klikoni butonin “Shto në histori” ose butonin “Shkarko” për të ndarë videon kudo tjetër, si TikTok. Nëse ndani në Instagram Stories, përdorni ikonën Stickers për të gjetur ngjitësin Link dhe më pas ngjitni në URL-në e tabelës.

”Gen Z përbën mbi 40% të përdoruesve tanë mujorë globalë në Pinterest dhe janë gjenerata jonë më e angazhuar, me një rritje të konsiderueshme në numrin e bordeve të krijuara nga Gen Z Pinners krahasuar me vitin e kaluar,” vuri në dukje Rachel Hardy, drejtoreshë e produkteve të konsumit marketing në Pinterest, në një deklaratë në lidhje me shtimin e ri të funksionalitetit. “Ne po përmirësojmë veçoritë e paneleve të krijimeve dhe koleksioneve të fotove bazuar në reagimet e përdoruesve dhe, këtë vit, opsioni i shpërndarjes së paneleve është një nga investimet tona kritike pasi përdoruesit vlerësojnë aftësinë për të ndarë proceset e tyre krijuese në platforma të ndryshme dhe për të gjetur frymëzim nga të tjerët.”

 

TechCrunch

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0