Përdoruesit e App Store shpenzuan 1.8 miliardë dollarë aplikacione e lojëra gjatë javës së Krishtlindjes - Business Magazine Albania

Përdoruesit e App Store shpenzuan 1.8 miliardë dollarë aplikacione e lojëra gjatë javës së Krishtlindjes

Apple këtë muaj ofroi një panoramë të përditësuar të biznesit të App Store duke dhënë shifra të shitjeve. Kompania tha se konsumatorët e App Store kanë shpenzuar 1.8 miliardë dollarë në aplikacione gjatë javës së Krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve kryesisht në video lojëra. Në ditën e parë të vitit të ri u shpenzuan mbi 540 milionë dollarë. Ajo çfarë Apple nuk tregoi është nëse pandemia ka luajtur një rol në rritjen e shpenzimeve gjatë 2020 dhe sa janë rritur.

Sipas firmës analitike Sensor Tower, shpenzimet globale në App Store ishin 72.3 miliardë dollarë gjatë 2020, 30.3% më shumë sesa një vit më parë ku qëndronin në 55.5 miliardë dollarë. Edhe App Annie ofroi statistika të ngjashme.

Apple fokusohet aty ku dëshiron vetë dhe me shifrën e 200 miliardë dollarëve fitime për zhvilluesit e aplikacioneve App Store që prej 2008 po përpiqet të thotë se dyqani i aplikacioneve nuk është një monopol por parajsë. Java e fundit e 2020 gjithashtu vendosi rekordin e 1.8 miliardë dollarë shpenzime në aplikacione dhe lojëra.

TECH CRUNCH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0