Përdor këtë ushtrim 60-sekondësh për të nxitur kreativitetin në punë - Business Magazine Albania

Përdor këtë ushtrim 60-sekondësh për të nxitur kreativitetin në punë

Përdor këtë ushtrim 60-sekondësh për të nxitur kreativitetin në punë

Me shumë gjasa, disa nga idetë e tua më të mira të kanë ardhur… në dush. Po pse të mos ndodhë kjo edhe në punë?

“Ne paguhemi që të kemi idetë tona më të mira në punë, por rrallë ndodh kështu, apo jo?” – thotë Duncan Wardle, ish-drejtor i inovacionit dhe kreativitetit në The Walt Disney Company. Sot, Wardle ka themeluar kompaninë e tij të konsulencës kreative, ID8, dhe foli për CNBC Make It gjatë WOBI’s World Business Forum në New York.

Mes e-maileve, prezantimeve dhe takimeve të pafundme, shumica e përgjegjësive në punë nuk e nxisin domosdoshmërisht kreativitetin apo inovacionin. Për më tepër, shumë njerëz thjesht “nuk kanë kohë për të menduar” gjatë ditës së punës, thotë Wardle. Ai beson se ka gjetur një zgjidhje të thjeshtë. Në punën e tij, Wardle përdor atë që i quan “energizers”, ushtrime të shkurtra që ndezin kreativitetin në ambientin e punës. Sipas tij, një energizer është thjesht “një ushtrim 60-sekondësh i krijuar posaçërisht për të të bërë të qeshësh”.

Lexo edhe: Pagesat e TATIMEVE për biznesin e vogël: Çfarë duhet të dini para 20 Janarit 2026

“Në momentin që dëgjoj të qeshura, unë sapo kam hapur derën mes trurit tënd të vetëdijshëm dhe atij nënvetëdijor, dhe të kam rikthyer në atë gjendje mendore si në dush, aty ku lindin idetë më të mira,” shpjegon Wardle. Ai e përshkruan këtë si një reset mendor, një mënyrë për të të shkëputur nga rutina dhe autopiloti i përditshëm i punës. Qëllimi është të çlirohesh pak dhe të aktivizosh anën kreative të trurit.

“Ajo që po bën është t’u kujtosh njerëzve një kohë kur e dinin se ishin kreativë,” thotë ai. “Kur i pyet njerëzit kush janë personat më kreativë që kanë njohur ndonjëherë, ata përgjigjen: fëmijët. Çfarë bëjnë fëmijët që ne nuk e bëjmë më? Ata luajnë.” Një energizer mund të jetë shumë i thjeshtë, për shembull, një lojë “guri, letra, gërshëra”. Por sa më absurd të jetë, aq më mirë.

Një nga shembujt që jep Wardle është të pretendosh se je “dizajneri më i madh në botë i parashutave për elefantë”, ndërsa kolegët të intervistojnë për këtë “pozicion”. Kur ndërroni rolet, profesioni absurd i radhës mund të jetë, fjala vjen, shitësi i tapeteve të padukshme. Për një lloj tjetër energizer-i, mund të huazosh një ushtrim të njohur nga improvizimi: “Njëherë e një kohë…”. Një person nis të tregojë një histori duke thënë një fjali, personi i dytë e vazhdon me një fjali tjetër, dhe kështu me radhë.

Sipas Wardle, mjafton të shpenzosh një apo dy minuta në fillim të një takimi apo sesioni brainstorm-i me një energizer, përpara se të kaloni te tema apo detyra konkrete. “Nuk pres që njerëzit të jenë lozonjarë çdo minutë të çdo dite,” thotë ai. “Por pres që të jenë lozonjarë pikërisht në momentet kur po përpiqen të zhvillojnë ide të reja.”

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0