Përditësimet e audios sjellin Auracast në Galaxy Buds2 Pro dhe televizorët Samsung - Business Magazine Albania

Përditësimet e audios sjellin Auracast në Galaxy Buds2 Pro dhe televizorët Samsung

Samsung zgjeron veçoritë LE Audio duke përfshirë regjistrimin më gjithëpërfshirës të audios në telefonat inteligjentë, si edhe duke sjellë përvoja më të qarta të zërit në PC dhe në TV

Samsung Electronics njoftoi përditësimet e reja softuerike të audios për pajisjet Galaxy Buds2 Pro dhe televizorët Samsung. Përditësimet zgjerojnë veçoritë LE Audio në televizorët Samsung me teknologjinë e transmetimit të audios Auracast, duke mundësuar transmetim të pasur dhe kompleks nëpërmjet pajisjeve me Bluetooth.

LE Audio, një standard i avancuar audio Bluetooth, zgjeron spektrin e përvojave audio për të ofruar tinguj më kompleks dhe më të pasur që shkojnë përtej ofrimit të muzikës, por gjithashtu i lejon përdoruesit të ndajnë tingullin me të tjerët ashtu siç e përjetojnë ata. Si një pionier i teknologjive inovative, Samsung ka përdorur veçori të reja të bazuara në LE Audio që përmirësojnë më tej përvojat e tingujve, duke përfshirë regjistrimin audio 360, duke u mundësuar përdoruesve të smartfonëve Galaxy të mos humbasin asnjë tingull në videot e tyre, pikërisht ashtu siç e dëgjojnë pa pasur nevojë për pajisje profesionale.

Lexo edhe:Samsung prezanton “The Wall for Virtual Production ” në eventin IBC 2023

Tashmë, me teknologjinë e transmetimit të audios Auracast për Galaxy Buds2 Pro dhe Samsung Neo QLED 8K dhe MICRO LED të vitit 2023, Samsung përsëri zgjeron përvojat e ndërlidhura përtej pajisjeve celulare te pajisjet shtëpiake, nëpërmjet përditësimeve softuerike, duke filluar nga ky shtator. Me Auracast, përdoruesit mund ta kthejnë pajisjen e tyre në një stacion radioje të përbashkët që mund të transmetohet nëpër pajisjet e ndërlidhura. Duke përdorur LE Audio-në e re, ai i lejon përdoruesit të lidhin grupe të shumta Buds me një TV, ndërsa përdoruesit mund të lidhnin vetëm një maksimum prej dy pajisjeve më parë. Auracast ofron një sërë mundësish të përdorimit të aplikacioneve të pajisjeve – nga dëgjimi i shtuar ose ndihmës në një teatër ose sallë leksionesh për ata që duan të dëgjojnë më mirë, tek ndarja e një liste dëgjimi nga telefoni juaj inteligjent ndërsa jeni duke vrapuar me miqtë, apo më shumë. Gjithashtu, ofrimi i disa lloje gjuhësh pa pajisje përkthimi, ofrojnë interpretime të ndryshme gjuhësore përmes kanaleve të ndryshme.

“Si një inovator në një gamë të gjerë pajisjesh elektronike – nga telefonat inteligjentë te pajisjet si televizorët apo dhe pajisjet shtëpiake – ne në Samsung jemi në një pozicion unik për të përfituar nga mundësitë e përvojave më të qetë dhe të zgjeruara,” tha Junho Park, Zv. i Ekipit të Planifikimit të Produkteve të Galaxy Ecosystem, MX Business në Samsung Electronics. “LE Audio është një shembull i përsosur që tregon përkushtimin tonë ndaj përvojave të lidhura në të gjithë bibliotekën tonë të pajisjeve dhe se si Samsung po prezanton aftësi dhe teknologji të reja që i bashkojnë të gjitha.”

Veçoria e re Auracast është vetëm një shembull se si Samsung ndërlidh pajisjet dhe shërbimet dhe po ofron përvoja të reja për përdoruesit. Zbuloni më shumë  të dhëna interesante rreth përvojave të Samsung, të cilat u prezantuan gjithashtu në eventin IFA në Berlin, këtë shtator. Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të Samsung.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0