Për të reduktuar ndotjen e ajrit, Brukseli ofron transport publik falas

Për të reduktuar ndotjen e ajrit, Brukseli ofron transport publik falas

~2 minuta lexim


Qeveria e Brukselit ka njoftuar se sistemi i transportit publik dhe biçikletave do të jenë falas për përdorim të përditshëm kur ndotja e ajrit të arrijë norma të larta të vendosura nga Bashkimi Europian.

Në ditët me smog, autoritetet shtetërore gjithashtu planifikojnë të ndalojnë përdorimin sobave me dru dhe uljen e kufijve të shpejtësisë së automjeteve me një të tretën.

Këshilli i qytetit Belg pret që propozimi të vihet në zbatim të plotë në verë.

Qyteti po përpiqet gjithashtu të përmbushë standardet e BE për cilësinë e ajrit duke elektrizuar autobusët publikë dhe duke krijuar zona të ulëta të emetimit të karbonit.

“Ideja nuk është që të ndalojmë qarkullimin e makinave në qytet, por të gjejmë një balancë të re,” tha ministri i transportit në Bruksel, Pascal Smet.

“Hulumtimet tregojnë se sa më shumë hapësirë i jepni makinave, aq më shumë makina ju tërhiqni,” tha Smet.

Brukseli nuk është kryeqyteti i parë evropian që bën këtë lëvizje. Në vitin 2016, në Paris, të gjitha mjetet e transportit u bënë falas pas një tejkalimi të ndotjes së ajrit.

Qeveria gjermane po planifikon gjithashtu të ofrojë transport publik falas në qytetet që vuajnë nga ndotja e ajrit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Inovacioni nuk është produkt i logjikës së qartë por i imagjinatës së lirë.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0