Për një bisedë më të mirë, zëvendësoni pyetjen “Si je?” me këtë shprehje - Business Magazine Albania

Për një bisedë më të mirë, zëvendësoni pyetjen “Si je?” me këtë shprehje


Ne të gjithë jemi ndeshur me dëgjues të këqinj. Ju i di shenjat: Ata tundin kokën, por nuk ju shohin në sy. Ata flasin njëkohësisht me ju. Ata bëjnë të njëjtën pyetje dy herë, apo më e keqja: Ata nuk pyesin për asgjë.Nëqoftëse nuk e keni pasur një eksperiencë të tillë, atëherë duhet të jeni ju dëgjuesi i keq. Dhe kjo nuk është një gjë e mirë për biznesin.

Për të krijuar besim te njerëzit e tjerë, duhet t’i lësh ata të kuptojnë se ju jeni të interesuar për ato që ata thonë. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke drejtuar pyetjen e duhur, thotë Jacqueline Whitmore, drejtuese dhe themeluese e The Protocol School of Palm Beach.

Whitemore na sugjeron të shkojmë përtej pyetjes “Si je?” duke bërë pyetje më të zgjeruara që kërkojnë një përgjigje me më shumë se një fjalë.

Fraza që ajo pëlqen më shumë është: “ Më thuaj” (disa shembuj: “Më thuaj si shkoi fundjava” ose “Pa më thoni, si jeni njohur ju të dy?”)

Është vetëm një ndryshim i vogël, por i lë njerëzit të kuptojnë se ju jeni të interesuar – dhe kjo mund të çojë në një bisedë akoma dhe më interesante. “Sa herë që e filloni fjalinë me ‘Më thuaj’, kjo pason një bisedë të shkëlqyer,” thotë ajo.

/Entrepreneur.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0