Për herë të parë pas 131 vitesh, një grua zgjidhet presidente........... - Business Magazine Albania

Për herë të parë pas 131 vitesh, një grua zgjidhet presidente e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar

Kirsty Coventry, një emër i njohur për sukseset e saj si kampione olimpike dhe ministre e Sporteve të Zimbabvesë, është zgjedhur si presidente e re e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Ky titull e bën atë gruan e parë dhe të parën afrikane që merr këtë post, duke krijuar një moment historik për sportin global.

Lexo gjithashu: Si mund të kryesojnë gratë në vendin e punës?

Në një garë ku konkurronin shtatë kandidatë të ndryshëm, Coventry fitoi në raundin e parë të votimeve, duke siguruar një mandat 8-vjeçar që do të zgjasë deri në vitin 2033. Votimi i zhvilluar më 20 mars 2025, ishte një nga më të pasigurtit në histori, me shumë spekulime se gara mund të kërkonte disa raunde votimesh. Por, si për t’i befasuar të gjithë, ajo e fitoi garën menjëherë.

Lexo gjithashtu: Kush janë gratë shqiptare më të kërkuara në Google?

Për Coventry-n, ky post është një fitore e madhe, jo vetëm për të, por edhe për presidentin në largim, Thomas Bach, i cili ka mbështetur publikisht kandidaturën e saj për disa vite. Bach, i cili e mbërriti maksimumin e periudhës së tij në krye të IOC, nuk ka marrë pjesë në votim, por la një mesazh mbështetjeje për pasardhësen e tij.

Në fjalën e saj të betimit, Coventry tha: “Do të bëj gjithçka që të jeni krenarë dhe shpresoj të keni besim të plotë në vendimin që keni marrë. Tani na pret punë e gjatë e intensive.” Pas fjalës, ajo mori urime nga rivalët dhe kolegët e saj, duke përfshirë Juan Antonio Samaranch, i cili ishte një nga kundërshtarët kryesorë në këtë garë.

Përpos sfidave të natyrës politike dhe sportive që do të përballet gjatë mandatit të saj, një nga detyrat më të mëdha për Kirsty Coventry do të jetë udhëheqja e Lëvizjes Olimpike drejt Lojërave Olimpike të 2028-s në Los Angeles dhe vendosja e një vendi për Lojërat Olimpike të vitit 2036. E gjithë kjo përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm për sportin, por edhe për përfaqësimin e gruas dhe Afrikës në nivele të larta të organizatave ndërkombëtare.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0