Për herë të parë një grua merr drejtimin e Reuters - Business Magazine Albania

Për herë të parë një grua merr drejtimin e Reuters

Për herë të parë në 170 vjet, një grua merr drejtimin e dhomës së lajmeve në kompaninë britanike të lajmeve Reuters.

Alessandra Galloni, quhet gruaja që do të drejtojë lajmet, dhe është me shtetësi italiane. “krenari italiane” shkruan nënsekretari I punëve evropiane Vincenzo Amendola. Italiane nga Roma, Galloni është 47 vjec dhe do të zëvendësojë në këtë post Stephen Adler që mbante këtë detyrë që nga viti 2011, me të cilin Reuters ka arritur të marrë 7 çmime Pulitzer.

Posedon 4 gjuhë të huaja, me eksperiencë në ekonomi dhe politikë, Galloni, përpara se të kalonte në agjencinë Reuters në 2013, si drejtoreshë e rrjetit të korrespondentëve, rreth 200 të tillë në gjithë botën, shkruante për Ëall Street Journal. Eshtë diplomuar në Harvard me master në London School of Ecnonomics.

“Prej 170 vitesh Reuters është një agjenci e pavarur dhe e besueshme për mbulimin e lajmeve botërore. Për mua është një vlerësim që të drejtoj një redaksi me gazetarë të rinj e të talentuar” ka thënë Galloni në fjalën për anoncimin e saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0