Për dërgesa më të shpejta, Amazon po ndërton një aeroport

Për dërgesa më të shpejta, Amazon po ndërton një aeroport


Jeff Bezos ka njoftuar projektin më të ri të Amazon, një aeroport në vlerë 1.5 miliardë dollarë në Ohaio.

Sipas Associated Press, kjo hapësirë është e ngjashme me përmasat e qendrave globale të shpërndarësve të kompanive ajrore më të mëdha.

Amazon ra dakord për një kontratë 50 vjeçare për një hapësirë prej më shumë se 900 hektarë nga Kentaki/Aeroporti Ndërkombëtar i Kentakit Verior në vitin 2017.

Amazon planifikon të marrë në kontroll procesin e shpërndarjes duke u bërë më e besueshme dhe duke u shkëputur nga kompani si UPS, FedEx, apo USPS, për të ulur shpenzimet dhe për të përshpejtuar shpërndarjen e materialeve më të rëndësishme.

“Kjo qendër do t’i dërgojë më shpejt porositë te klienti… Do të zhvendosim shërbimin Prime nga (shpërndarje) brenda dy-ditëve në një ditë dhe kjo qendër do të luajë një rol të madh për këtë”, tha Bezos.

Pritet që kjo të hapet në vitin 2021 duke krijuar 2,000 vende pune në aeroport.

/BusinessInsider

https://www.instagram.com/p/BxdSxdbHxre/?utm_source=ig_web_copy_link

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0