Për 8 muaj Android Marshmallow ka arritur 10 % të tregut - Business Magazine Albania

Për 8 muaj Android Marshmallow ka arritur 10 % të tregut


Pasi u deshën katër muaj për të arritur adoptim prej 1 %, Android Marshmallow shpenzoi edhe katër muaj të tjerë për të arritur 10 % të tregut, të dhëna të cilat vinë nga uebfaqja e versioneve të platformës së Google.

Informacionet grumbullohen nga aplikacioni Google Play Store i cili është funksional që nga versionin 2.2 i Android dhe më lart. Kjo do të thotë se versionet më të vjetra nuk janë të përfshira në statistika e as paisjet që nuk kanë të instaluar Google Play si telefonët Android në Kinë dhe linja e tabletëve Amazon Fire.

Android-Marshmallow-Businessmag

Disa nga ndryshimet përgjatë periudhës Maj – Qershor janë si mëposhtë:
 Android Marshmallow: rritje me 2.6 % në 10.1 %
 Android Lollipop: rënie me 0.2 % në 35.4 %
 Android KitKat: rënie me 0.9 % në 31.6 %
 Android Jelly Bean: rënie me 1.2 % në 18.9 %
 Android Ice Cream Sandwich: rënie me 0.1 % në 1.9 %
 Android Gingerbread: rënie me 0.2 % në 2.0 %
 Android Froyo: 0.1 %

Klasifikimi i versioneve Android në bazë të numri të përdoruesve ngelet: Lollipop në vendin e parë, KitKat në vendin e dytë, Jelly Bean në vendin e tretë, Marshmallow në vendin e katërt, Gingerbread në vendin e pestë, Ice Cream Sandwich në vendin e gjashtë dhe Froyo në vendin e shtatë.

Pritet që Marshmallow të zërë vendin e tretë dhe me shumë gjasa edhe të dytin këtë vit. Ajo që ngelet e qartë është se pa mbërritjen e Android N, Marshmallow nuk do të dalë në krye të klasifikimit.

/PCWorld Albanian

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0