Blogeri i udhëtimeve dhe inxhinieri i sigurisë kompjuterike, Anil Polat, e kupton ç’do të thotë të ulesh në një aeroport pa Wi-Fi falas, kështu që ai ka krijuar një hartë interaktive të dobishme për aeroportet, ku mund të gjeni fjalëkalimet e Wi-Fi me lehtësi.
Harta, të cilën Polat e përditëson rregullisht, përfshin fjalëkalimet e Wi-Fi dhe vendodhjen e dhjetëra aeroporteve në mbarë botën.
Duke klikuar në një aeroport, përdoruesit marrin udhëzime të veçanta se ku të ulem për qasje më të mirë të Wi-Fi, së bashku me udhëzimet për fjalëkalimin.
burimi: Mashable
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto