Pasqyrimi im je ti, fjala e Arlinda Çaushollit në TEDx Prishtina - Business Magazine Albania

Pasqyrimi im je ti, fjala e Arlinda Çaushollit në TEDx Prishtina


Arlinda Çausholli, themeluese e Fit For Future, ia kushtoi fjalën e saj në TEDx Prishtina, rëndësisë së pasqyrimit tek njëri-tjetri. Në trojet shqiptare, kjo është më e nevojshme, sipas saj. “Është e nevojshme kurdoherë për atmosferën e tokës shqiptare. Si vende në formim, politika nuk është klasë politike por kopësht politik. Sistemi arsimor dhe infrastrukturor janë ende në zhvillim. Në mes të kësaj tymnaje, rrimë ne njerëzit në pritje, që nuk kemi pozicione politike apo gjyqësore”, tha ajo.

Edhe pse vendosemi diku, nuk rrimë rehat: kritikojmë, gjykojmë, thurim jetën tonë dhe të tjetrit, dhe mbetemi prapa. Pyetja e saj është: Si mund të reflektojmë pozitivitet në kushtet shqiptare?

Ali Xhixha, personazh i njohur nga Shkodra është një shembull i sjellë prej saj. Ai arriti ekuilibrin në lartësi 12-14 metra dhe krijoi një standard të tillë sa, në Shkodër, kur flitej për ekuilibër, thuhej “si Ali Xhixha në tel”.

Sipas Arlindës, individin duhet ta shohim gjërë. Të pasqyrohemi tek njëri-tjetri.

Pasqyrim, sipas saj, do të thotë që çdonjëri të gjejë një rrugë komunikimi me çdo person që i del përpara. “Vëmendja është çelësi i gjithçkaje. Ku ka vëmendje, ka respekt dhe, ku ka respekt ka mundësi për bashkëpunim”.

Lexo: Arlinda Çausholli: Përqafoni pasionin

Ajo u shpreh e bindur në fjalën e saj se, më shumë gjëra na bashkojnë se sa na ndajnë.

Themeluesja e Fit For Future, ftoi si rrugë të tretë zgjidhjeje: të jemi entuziastë.

Entuziazmi është ngjitës, sipas saj. “Një person entuziast është një burim i pashterueshëm energjie. Njërëz si ne, që kanë një punë dhe një çati mbi kokë, kanë detyrimin të jenë shtylla kurrizore e shoqërisë. Në rast se nuk kemi solidaritet me njëri-tjetrin dhe nuk kultivojmë respektin si ndjesi e brendshme, që merr frymë bashkë me ne, do ta kemi pisk situatën”.

Sipas Çaushollit, pasqyrimi te njëri-tjetri do të zgjojë ndërgjegjen qytetare. Komunikimi i mirë injekton pozitivitet. Kush është pozitiv nuk do të thotë që është realist. Është i hapur. Ai ka zgjedhur të gjejë të mirën, e në mos e gjen e krijon.

https://www.youtube.com/watch?v=jkH-Likzer4&feature=share&fbclid=IwAR26SbMS4laRSQrISSBk1luv0WdIIMI5C8kANM-USfiOQ1ZKeOERE6MoxqA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0