Pasardhësi i Papa Françeskut dhe profecia për fundin e botës? - Business Magazine Albania

Pasardhësi i Papa Françeskut dhe profecia për fundin e botës?

Pasardhësi i Papa Françeskut dhe profecia për fundin e botës?

Një dorëshkrim 900-vjeçar i njohur si “Profecia e Papëve” besohet nga disa se parashikon jo vetëm pasuesin e ardhshëm të papës — por edhe fundin e botës. Papa Françesku ndërroi jetë të hënën në mëngjes pas një goditjeje në tru, e cila e çoi në gjendje kome dhe më pas në “kolaps të parikuperueshëm të qarkullimit kardiak”, njoftoi Vatikani.
Tani, një grup liderësh të Kishës Katolike do të votojnë për të zgjedhur pasardhësin — por disa besojnë se e dinë tashmë se kush do të jetë i zgjedhuri.

“Profecia e Papëve” përbëhet nga një seri frazash të shkruara në latinisht, të interpretuara si përshkrime të papëve, duke nisur nga Celestine II në vitin 1143 dhe duke përfunduar me “Peter the Roman” në vitin 2027.
Michel de Nostredame — astrologu dhe profeti francez i shekullit të 16-të i njohur si Nostradamus — besohet gjithashtu se ka parashikuar ardhjen e “Peter the Roman”. Kjo ka shtuar entuziazmin e besimtarëve, sidomos kur u vu re se nga nëntë emrat kryesorë që përfliten si kandidatë për të pasuar Papa Françeskun, tre prej tyre quhen Peter, sipas Reuters. Megjithatë, ka pasur përpjekje të mëparshme për ta lidhur vetë Papa Françeskun me këtë profeci për shkak të origjinës së tij italiane dhe emrit të lindjes — Giovanni di Pietro di Bernardone.

Lexo edhe: Baroni i Ballkanit/ Forbes shkruan për Samir Mane: Nga refugjat në miliarder
Papa i ri do të zgjidhet nga një konklav prej 120 kardinalësh, të përzgjedhur nga 138 “princat e kishës” që janë nën moshën 80 vjeç dhe do të mblidhen në Vatikan për të zgjedhur pasuesin. Procesi i votimit përfshin deri në katër raunde votimi çdo ditë, derisa të zgjidhet papa i ri. Pas 30 raundesh, do të lejohet të votohet vetëm mes dy kandidatëve kryesorë; kushdo që merr dy të tretat e votave, shpallet Papa i ri.

Details from the 15th-century manuscript, Vaticinia de Pontificibus, featuring surreal portraits of various Popes associated with their prophecies

Votimi duhet të nisë brenda 20 ditëve nga vdekja e papës dhe mund të zgjasë për aq kohë sa nevojitet, megjithëse zakonisht zgjedhja ndodh brenda një jave. Por përtej zgjedhjes së papës së ri, më e frikshme është parashikimi që del nga dokumenti profetik: dita e gjykimit — rikthimi i Krishtit, kur të gjithë njerëzit, të gjallë e të vdekur, do të mësojnë fatin e tyre të përjetshëm — është afër. Ndërsa shumë fe kanë teoritë e tyre mbi fundin e botës, disa të krishterë besojnë se dita po afrohet — dhe fakti që “Profecia e Papëve” përfundon me “Peter the Roman” në vitin 2027, ka bërë që shumë besimtarë ta interpretojnë si një shenjë të fundit të kohëve. Autorësia e kësaj profecie i atribuohet Saint Malachy, i cili shkroi 112 fraza të shkurtra e të mistershme mbi renditjen e papëve pas një vizioni hyjnor — megjithatë, disa ekspertë sugjerojnë se ai mund ta ketë shkruar me shpresën për të siguruar vetë fronin papnor.

Sipas hyrjes së fundit për “Peter the Roman”, ky “papa i fundit” do të udhëheqë Kishën në një periudhë të trazuar, që do të kulmojë me shkatërrimin e Romës dhe fundin e papatit.
“Në përndjekjen e fundit të Kishës së Shenjtë Romake, do të mbretërojë Peter the Roman, i cili do të ushqejë tufën e tij mes shumë mundimesh, pas së cilës qyteti me shtatë kodrat do të shkatërrohet dhe Gjykatësi i tmerrshëm do të gjykojë njerëzit. Fundi,” thuhet në pasazhin e fundit. Përshkrimet e papëve janë jashtëzakonisht të sakta deri në vitin 1590 — që përkon “rastësisht” me vitin e zbulimit të dorëshkrimit, vetëm disa dekada pas parashikimeve të Nostradamus.

nyp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0