Pas SPAR-it, Samir Mane shet edhe Fashion Group Albania - Business Magazine Albania

Pas SPAR-it, Samir Mane shet edhe Fashion Group Albania

Samir Mane

Pas shitjes së SPAR-it tek  Viva Fresh e Kosovës për 44 milionë euro, grupi Balfin ka shitur një tjetër nga kompanitë e tij. Këtë herë bëhet fjalë për Fashion Group Albania dhe sërish blerësi është një kompani nga Kosova. Autoriteti i Konkurrencës njoftoi se pranë tij është depozituar shkresa “Njoftim paraprak, me anë të së cilës është njoftuar lidhur me transaksionin e propozuar të përftimit të kontrollit të shoqërisë Fashion Group Albania SHPK nga shoqëria ALBI HOLDING SHPK.”Fashion Group Albania është një kompani specializuar në shitjen me pakicë të veshjeve dhe aksesorëve. Pjesë e grupit Balfin, kjo kompani mban ekskluzivitetin në Shqipëri për një numër markash ndërkombëtare të veshjeve si: Prenatal, Springfield, Geox, Aldo, Women’Secret, Okaidi, Mango, Parfois, Carpisa, Cortefiel.

Lexo edhe: Samir Mane, shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes

Çmimi i transaksionit nuk është bërë ende publik. Por të dhënat nga bilanci zyrtar i kompanisë tregojnë se vitin e kaluar Fashion Group Albania realizoi një qarkullim prej gati 11 milionë eurosh, ndërsa fitimi neto pas taksave, rezultoi 1 milionë euro.

Kompania ka një total asetesh prej 5.5 milionë eurosh dhe detyrime në masën 3.3 milionë euro. Diferenca, që përbën dhe kapiatalin e shoqërisë, në vitin fiskal 2024 ishte 2.2 milionë euro, ndërsa numri i të punësuarve ishte 154 vetë.

Blerësi Albi Holding është një shoqëri e themeluar në Shqipëri, e cila zotërohet nga 5 aksionerë të familjes Humolli nga Kosova. Kjo familje zotëron në Kosovë një nga grupet më të mëdha të biznesit, Albi Group, me interesa në turizëm, pasuri të paluajtshme, rrjete marketesh, dhe shitje me pakicë.

Shitja e dy kompanive brenda një kohë të shkurtër, SPAR dhe Fashion Group, sinjalizon se grupi Balfin po diveston nga Shqipëria, të paktën në segmentet jo bazë të biznesit. Vitet e fundit, ky grup ka reklamuar një sërë investimesh jashtë shtetit, veçanërisht në Austri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kapitali

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0