Pas problemeve me Self-Care, Tatimet u kërkojnë bizneseve të dorëzojnë inventarët deri në 31 janar - Business Magazine Albania

Pas problemeve me Self-Care, Tatimet u kërkojnë bizneseve të dorëzojnë inventarët deri në 31 janar

Administrata tatimore u ka kërkuar bizneseve që të dorëzojnë inventarët deri në fund të këtij muaji.

“Bazuar në Ligjin nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve për të dhënë informacion administratës tatimore”, Ju bëjmë me dije se duhet të depozitoni inventarin analitik të datës 31.12.2025”, thuhet në njoftimin që u është dërguar subjekteve.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Ky informacion duhet të ngarkohet elektronikisht në sistemin e tatimeve e-Filing, në rubrikën “Çështjet e mia”, brenda datës 31.01.2026, me emrin Inventari 31.12.2025

Bazuar në analizën e riskut duke marrë për bazë një sërë indikatorësh si mosdorëzimin ne afat , pasaktësinë e tij, mospërputhjen me të dhënat nga fiskalizimi etj , tatimpaguesi mund të konsiderohet me risk dhe bëhet objekt i verifikimit në vend, për saktësinë e këtij inventari, përfundon njoftimi i tatimeve.

Ka biznese që ankohen se pas probleme që ata hasën me self-care, që për tre javë, deri ditën e djeshme ishte tërësisht jashtë funksioni, ky afat është tepër i shtrënguar, pasi nuk kanë pasur akses në rakordimin e faturave. Të tjerë pohojnë se mosfunksionimi i self-care nuk pengon për inverntarët, pasi informacioni mund të merret nga sistemi i tatimeve e-filing.

Lexo edhe: Rritje rekord e bizneseve të reja në Shqipëri në 2025-ën, QKB publikon të dhënat

Mosfunksioni i self-care ka penguar bizneset dhe në hartimin e pasqyrave financiare të 2025-s. “Normalisht, Self Care është baza kryesore për rakordimet. Edhe tani, gjatë përgatitjes së Planit Financiar vjetor 2025, duhet të kryhen disa rakordime me Self Care, prandaj është e nevojshme të kesh akses në platformë”, ka pohuar me herët kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve, që është 31 marsi, por që përgatitja e tyre kërkon kohë dhe puna nis që në janar.

Sipas shoqatës, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj që raporton softueri dhe asaj që ka “gllabëruar” serveri tatimor është kthyer në një mision të pamundur. Pa këtë pasqyrë të qartë, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet në një ushtrim hamendësimi, duke cënuar parimin bazë të vërtetësisë.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0