Teknologjia po ecën me hapa galopantë, ndërsa pas një viti smartphone-i juaj do të karikohet për pesë minuta.
Një teknologji e tillë së pari herë është prezantuar para dy vitesh, kur “StoreDot” nga Izraeli prezantoi “FlashBattery” në panairin në Las Vegas.
Drejtori ekzekutiv i Stordot, Doron Majersdorf, tha për “BBC” se prodhimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm, por nuk ka bërë të ditur se cilët prodhues janë paraqitur për përdorimin e kësaj teknologjie.
Bateria, e cila mbushet për pesë minuta, është e krijuar nga nano-materiali dhe është projektuar që celulari të mbajë 24 orë bateri.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto