Pas ndotjes së detit prej "Petrolifera", bllokohen eksportet e naftës - Business Magazine Albania

Pas ndotjes së detit prej “Petrolifera”, bllokohen eksportet e naftës


Mbyllja e “Petrolifera” pas derdhjes së naftës në Zvërnec ka sjellë dhe një pasojë tjetër jo të vogël ekonomike, duke çuar në bllokimin e plotë të eksporteve të naftës nga Shqipëria.

Përveçse terminali më i madh, “Petrolifera” është edhe porta kryesore e eksporteve të naftës për shkak të avantazheve jo vetëm logjistike, por edhe në kosto, të cilat burojnë nga afërsia e këtij terminali me vendburimet më të mëdha të naftës në vend.

Por një javë më parë, pikërisht gjatë ngarkimit të një anijeje me naftë bruto, pati një incident që përfundoi me derdhjen e naftës në det dhe ndotjen e 5 kilometrave vije bregdetare në plazhin e Zvërnecit.

Menjëherë pas ngjarjes, terminali është bllokuar nga Prokuroria, e cila është duke kryer procedurat hetimore. Drejtues të “Petrolifera” u shprehën për Top Channel se anija që shkaktoi ndotjen vazhdon të jetë e bllokuar, por në port janë edhe dy anije të tjera që kishin mbërritur për t’u ngarkuar me nfatë, por që janë në pritje për shkak të pezullimit të punës së portit.

Eksportuesi më i madh i naftës në Shqipëri, “Bankers Petroleum”, në ditën që njoftoi kalimin e aksioneve tek grupi kinez “Geo Jade”, deklaroi se ka nisur uljen graduale të prodhimit të naftës në Shqipëri. Kjo, për shkak të pamundësisë për të eksportuar, çka sipas saj mund të çojë edhe në mbylljen e fushës së Patos Marinzës për dy ditët e ardhshme.

Megjithatë “Bankers” thotë se pezullimi i “Petrolifera” pritet të hiqet në ditët e ardhshme, duke lejuar këtë kompani të rifillojë prodhimin e naftës si zakonisht në vendburimin Patos Marinzë.

 

/Top-Channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0