Autoritetet malajziane po shqyrtojnë mundësinë për ta bërë Bitcoin monedhë ligjore, të njohur edhe në kursin e këmbimit. Kjo vjen pas eksperimentimit që El Salvador bëri në prag të problemeve ekonomike, duke ligjëruar Bitcoin, hapur portofole digjitale për qytetarët dhe inkurajuar dërgimin e remitancave nga emigrantët në kriptomonedha.
Zëvendësministri i Komunikimeve dhe Multimedias së Malajzisë, Zahidi Zainul Abidin tha se vendi duhet të pranojë Bitcoin dhe kriptomonedha të tjera si mjete ligjore. Ky propozim aktualisht është duke u shqyrtuar nga zyrtarët.
Në të njëjtën kohë, ministri vëren se vendimi përfundimtar për këtë çështje duhet të merret nga Banka Qendrore e Malajzisë dhe Komisioni i Letrave me Vlerë.
Deri më sot, El Salvador është i vetmi vend që ka pranuar Bitcoin si mjet ligjor. Vitin e kaluar, presidenti i Salvadorit Nayib Bukele e shpalli bitcoin monedhën zyrtare të vendit. Politikani bleu kriptomonedhë me para nga buxheti i vendit, e nxori atë, duke përdorur energjinë e vullkaneve dhe planifikoi të ndërtonte një qytet Bitcoin pa taksa. Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë si ishte parashikuar.
Edhe pse Bitcoin është monedha zyrtare e El Salvadorit, shumica dërrmuese e bizneseve ende nuk e pranojnë kriptovalutën (dhe nuk duket se synojnë ta bëjnë këtë në të ardhmen e afërt).
Rritjet dhe uljet e mprehta të Bitcoin-it gjithashtu shkaktojnë një dëm të madh në buxhetin e vendit.
Nuk është ende e qartë nëse Malajzia do të përsërisë të njëjtat gabime. Megjithatë, dihet se jo të gjithë në vend e pëlqejnë këtë perspektivë. Në vitin 2021, forcat e rendit të Malajzisë konfiskuan 1069 pajisje të minierave të bitcoin dhe i shtypën ato me një rul duke i dhënë mesazh të qartë kujtdo që guxonte t’I hynte këtij biznesi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto