Pas Cristiano Ronaldos-s edhe Messi bëhet miliarder

Pas Cristiano Ronaldo-s edhe Messi bëhet miliarder

Lionel Messi

Lionel Messi është bërë miliarderi i dytë i futbollit, pas Cristiano Ronaldo. Sipas revistës Forbes, Messi ka fituar 1 miliard dollarë gjatë karrierës së tij.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kryesojnë edhe një herë renditjen e këtij viti në Forbes të futbollistëve më të paguar. Këtë vit Messi zë vendin e parë duke u paguar me 126 milionë dollarë, duke lënë Ronaldon në vend të dytë me 117 milionë dollarë.

Këtë vit, Messi pati diskutime për t’u larguar nga Barcelona, por në fund vendosi të qëndronte dhe do të marrë 92 milionë dollarë për ta bërë këtë. Aq i duheshin, që fitimet e tij të arrinin në 1 miliard.

Fitimet e Messit janë përmirësuar ndjeshëm dhe nga marrëveshjet e sponsorizimit që ka me marka të famshme si Adidas, Pepsi dhe Budweiser.

Barcelonës iu deshën 105 vjet për të fituar 64 trofe para se Messi të bashkohej në vitin 2005. Në 15 vitet e fundit, ai e ka udhëhequr ekipin drejt 34 fitoreve të trofeve, një performancë që e ka vendosur emrin e tij në mesin e më të mëdhenjve të sportit – dhe i dha atij 1 miliard dollarë gjatë karrierës.

Para Messit, vetëm tre sportistë kanë arritur që gjatë karrierës aktive të fitojnë nga një miliard e më shumë dollarë. Dhe vetëm njëri nga këto ishte fubollist.

I pari ishte golfisti Tiger Woods, që këtë e arriti më 2009-n, pas firmosjes së kontratës me “Nike”.

Më pas iu bashkua boksieri Floyd Mayweather më 2017-n. Ai të ardhurat më të mëdha i siguroi nga të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të tij.

Ndërsa vitin e kaluar një miliard dollarë fitim në karrierë i arriti edhe Cristiano Ronaldo, i pari futbollist që e arrin këtë. Ai 650 milionë dollarë i fitoi nga marrëveshjet me klubet, kurse të tjerat nga sponsorizimi.

Futbollistët më të paguar të 2020-ës:

  1. Lionel Messi (Barcelona) 126 milionë dollarë
  2. Cristiano Ronaldo (Juventus) – 117 milionë dollarë
  3. Neymar (Paris Saint-Germain) – 96 milionë dollarë
  4. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) – 42 milionë dollarë
  5. Mohamed Salah (Liverpool) – 37 milionë dollarë
  6. Paul Pogba (Manchester United) – 34 milionë dollarë
  7. Antoine Griezmann (Barcelona) – 33 milionë dollarë
  8. Gareth Bale (Real Madrid) – 29 milionë dollarë
  9. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 28 milionë dollarë
  10. David de Gea (Manchester United) – 27 milionë dollarë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0