Pas Coca Cola-s edhe Starbucks vendos të bojkotojë Facebook - Business Magazine Albania

Pas Coca Cola-s edhe Starbucks vendos të bojkotojë Facebook

Lista e kompanive që kanë vendosur të bojkotojnë Facebook-un dhe mediat sociale është duke u shtuar. E fundit që i bashkohet, pas kompanisë Coca-Cola, është gjiganti i rrjeteve Starbucks, i cili ka njoftuar pezullimin e reklamave në të gjitha platformat. “Ne jemi kundër përmbajtjes së urrejtjes dhe besojmë se bota e biznesit dhe ajo e politikës duhet të bashkohen për të sjellë ndryshim real”, deklaroi kompania.

Në fillim ishin pak biznese të vogla, biznese lokale, një galaktikë reklamuesish të zhgënjyer nga një botë e medieve sociale tepër të ndrojtur për të denoncuar dhe luftuar urrejtjen dhe racizmin në platformat e tyre. Pas ”cunamit” të protestave pas vdekjes së afro-amerikanit, George Floyd, ngritja e vërtetë e fushatës së bojkotit” Stop Urrejtjes”, iu bashkuan emra të mëdhenj si Unilever, Verizon, Honda, Levi Strauss, North Face, Patagonia dhe deri te shumëkombëshja Coca-Cola.

Gjigandi global ka njoftuar se duke filluar nga 1 korriku, do të pezullojë, për të paktën një muaj, të gjitha reklamat në Facebook, Instagram, YouTube, Twitter dhe platforma të tjera sociale. Goditja për Facebook mund të jetë shumë e rëndë. Coca Cola dhe Verizon shpenzuan mbi 22 miliard dollarë secila në rrjetet sociale vitin e kaluar, gjigandi anglo-holandez Unilever mbi 42 milion, Honda America 6 milion, ndërsa Levi pagoi 2.8 milion.

ANSA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0