Nga ceremonia e nisjes së punimeve për ndërtimin në Tropojë të një parku Eolik i cili pritet të prodhojë 600 MW energji të rinovueshme, investim nga kompania amerikane CWP, kryeministri Edi Rama tha se “ky është një zhvillim i rëndësishëm për të përmbushur synimin që Shqipëria të jetë vend sovran në prodhimin e energjisë”.
“Koha kur Shqipëria duhet të dali në treg për të blerë energji po shkon drejt fundit dhe ne do të jemi në kategorinë e jo shumë vendeve që gëzojnë pavarësi të plotë kur vjen puna te prodhimi i kësaj lënde vitale për organizmin e një shteti. Kjo për rezultat i investimeve, i një vizioni, i një programi i dhe i një përpjekjeje të përditshme nga ministra e Energjisë. Uji do të mbetet burimi kryesor i prodhimit, por energjia e diellit dhe erës kanë filluar të zënë vendin e tyre, vend që deri në fund të kësaj dekade, do të jetë 30%”, tha Rama.
Lexo edhe: Kur kriza troket pa paralajmërim, 6 rregulla kyçe që i mbajnë kompanitë në këmbë
Tropoja është vendi i cili do të presë këtë investim të rëndësishëm e strategjik, me një kapacitet prej 600 MW i cili do të vihet në jetë nga kompania amerikane CWP, e që do të:
Rrisë prodhimin vendas të energjisë elektrike,
Ulë varësinë nga importet,
Forcojë sigurinë energjetike,
Krijojë vende të reja pune, duke nxitur zhvillimin lokal dhe ekonomik.
Prodhimi i energjisë elektrike nga era përmes 𝗣𝗮𝗿𝗸𝘂𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗘𝗻𝗲𝗿𝗴𝗷𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗥𝗶𝗻𝗼𝘃𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗺𝗲 𝗘𝗿𝗲̈ në Tropojë, është pjesë e vizionit për një Shqipëri eksportuese neto të energjisë deri në vitin 2030
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.