Parcelat më të lira në platformat e njohura metaverse po shiten tashmë për më shumë se 13,000 dollarë - Business Magazine Albania

Parcelat më të lira në platformat e njohura metaverse po shiten tashmë për më shumë se 13,000 dollarë

platformat e njohura metaverse

Ndërsa blerja e tokës metaverse vazhdon, çmimet për parcelat më të lira të disponueshme të tokës në dy platforma të njohura po shiten me pakicë për më shumë se 13,000 dollarë.

Metaverse u referohet platformave të ndryshme në internet që po krijojnë një botë interaktive, të kompletuar me argëtim virtual dhe biznese. Që nga e mërkura, çmimi më i lirë për një parcelë toke digjitale në platformën Sandbox ishte 3.7 Ether, ekuivalenti me 14,099 dollarë, dhe në Decentraland ishte 3.46 Ether, ekuivalent me 13,211 dollarë, sipas Meta Metric Solutions, një kompani që gjurmon çmimet digjitale të pasurive të paluajtshme. Një parcelë toke 1×1, madhësia më e vogël e disponueshme, është e barabartë me atë që avatari i përdoruesit do të përjetonte si 96 me 96 “metra” në Sandbox dhe 16 nga 16 “metra” në Decentraland.

Nuk ishte gjithmonë kështu. Sipas ekspertëve, çmimi i një parcele 1×1 në metaverse u rrit në gjysmën e dytë të 2021 për shkak të riemërtimit të Facebook në Meta dhe hyrjes së investitorëve institucionalë në treg.

Parcela më e vogël dhe më e lirë në Sandbox në mars 2021 ishte midis 0.3 ETH dhe 0.5 ETH, ose rreth 600 deri në 1000 dollarë, bazuar në çmimin e Etherit në atë kohë, tha Camilo Echeverri, bashkëthemelues i MetaGameHub DAO, një organizatë me 760 anëtarë që investon në pasuri të paluajtshme digjitale.

Lexoni: Keqinformimi, shëndeti mendor dhe metaverse: një vit “i trazuar” për mediat sociale

Kjo do të thotë se çmimet janë rritur më shumë se 10-fish në më pak se një vit.

Rritja e çmimit është për shkak të një sërë faktorësh, por riemërtimi i Facebook si Meta, së bashku me premtimin e kompanisë për të investuar 50 milionë dollarë gjatë dy viteve të ardhshme në metaverse, ishte një pjesë e madhe e arsyes pse çmimet u rritën në qiell në fund të 2021, sipas Echeverri.

“Të gjithë thanë: ‘Oh, Facebook po ndryshon emrin. Çfarë mund të shfrytëzojmë tani për të përfituar nga kjo rritje çmimi?”, tha ai.

Por, jo të gjitha zhurmat mund t’i atribuohen Meta-ës. Si Decentraland, ashtu edhe Sandbox kanë thënë se do të lëshojnë vetëm një numër të kufizuar parcelash digjitale. Vetëm 166,464 parcela toke do të jenë të disponueshme në Sandbox dhe vetëm 90,601 do të jenë të disponueshme në Decentraland. Me pak fjalë, platformat e kanë bërë qëllimisht (dhe artificialisht) tokën të pakët.

Për shkak të mungesës, disa investitorë ishin të etur për të hyrë në fillim përpara se çmimet të rriteshin, veçanërisht për parcelat më të vogla, të cilat janë më të përballueshme. Kompanitë e pasurive të paluajtshme si Republic Realm dhe Metaverse Group blenë pjesë të mëdha të tokës në Sandbox dhe Decentraland në 2021, duke investuar miliona.

Megjithatë, ndërsa investitorët vazhdojnë të rrëmbejnë tokën në metaverse, Echeverri tha se është i shqetësuar se Sandbox dhe Decentraland mund të popullohen më shumë nga kompani të mëdha, duke nxjerrë jashtë blerësit individualë (njerëzorë).

Por edhe me tokën digjitale që shitet për mijëra, ka gjithmonë vend për të shkuar më lart.

“Në krahasim me vendin ku ishte gjashtë muaj më parë, toka nuk është e lirë”, tha Ryan Baue, bashkëthemelues i MetaMetric Solutions. “Është e shtrenjtë, por kjo nuk do të thotë që ne do të ndalojmë me kaq.”

/fortune

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0