Paratë plastike tashmë po prodhohen edhe në Ballkan - Business Magazine Albania

Paratë plastike tashmë po prodhohen edhe në Ballkan


Banka Popoullore e Maqedonisë ka filluar me prodhimin e parave të para plastike në Maqedoni. BPRM tashmë e ka bërë publike blerjen që kushton 2 milionë € për bashkëpunim të parave letër, të përpunuara nga polimeri.

Nëse çdo gjë shkon ashtu siç është planifikuar, paratë e reja plastike deri në fund të vitit, do të dalin në qarkullim. Testet kanë treguar se këto lloj para deformohen në 120° Celsius. Kjo do të thotë se ato nuk dëmtohen nëse harrohen në lavatriçe, sidomos bëhet i pamundur falsifikimi i tyre.

Prej vitit 2016 paratë plastike prej 5 funtash qarkullojnë në Britaninë e Madhe, kurse në Kanada qarkullojnë prej dy dekadash.

burimi: shqiptari.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #28 - Prill 2022

Si sipërmarrës e keni dëgjuar, madje e keni predikuar shprehjen: jeta nuk bëhet më e lehtë, thjesht ju bëheni më të fortë. Kësaj radhe po e përjetojmë siç nuk e kishim imagjinuar.

Ndërsa po synonim të dilnim nga kthetrat e pandemisë, një tjetër plagë goditi Europën. Sulmi rus ndaj Ukrainës, i pakonceptueshëm nga bota moderne, erdhi si një Tsunami në Europë dhe madje në të gjithë Botën. Lufta me armë shkatërruese, deri tek kërcënimi i përdorimit të armëve nukleare, po sjell një dëm të jashtëzakonshëm për Ukrainën dhe popullin e saj. Mijëra të vrarë dhe mbi 4 milionë të shpërngulur nga vendi, pavarësisht rezistencës së fortë dhe të paparashikuar të ukrain- asve.

Zhvillimet dinamike në më pak se një muaj, çuan në vendime të pamenduara më parë për dhjetëra kompani ndërkombëtare. Tregjet e lëndëve të para panë çmime të rritura me ritmet më të larta të 40 viteve të fundit, ndërsa sheshet në kryeqytetet botërore, përfshirë Tiranën, pritën protestat, fillimisht kundër luftës e më tej kundër rritjes së çmimeve. Më 8 Mars, Çmimi i Naftës kaloi nga 199 lekë/litër në 260-270 lekë për litër, ndërsa po gjatë marsit, çmimi i bukës masive kaloi nga 80 lekë në 100 dhë së fundi 120 lekë. Qeveria ngriti komitete për të …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0