Paratë në banka, sa i sigurtë është sistemi në Shqipëri? Flet eksperti i njohur izraelit - Business Magazine Albania

Paratë në banka, sa i sigurtë është sistemi në Shqipëri? Flet eksperti i njohur izraelit

Eksperti izraelit i sigurisë kibernetike, Roi Shaposhnik ka dhënë disa këshilla për sigurinë e shqiptarëve, duke theksuar masat që qeveria ka marr.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka thënë se e vetmja gjë që mund të bëni është të përgatiteni për të panjohurën, pasi ky është sulmi i parë që të gjithë qytetarët marrin në çdo fushë.

“Mendoj se Izraeli është lider në fushën kibernetike. Vendi jonë është gjithmonë në rrezik, të paktën ne kështu na pëlqen ta themi dhe kur je në rrezik ti përpiqesh të shpikësh një mënyrë për të mbrojtur veten. Edhe ana kibernetike, është bërë një mjet i jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit. Megjithatë bota po ndryshon dhe po kthehet në një mjet në të cilin ne po punojmë. Kështu që pjesa kibernetike është një kërcënim për të gjithë ne dhe prandaj ne kemi projektuar shumë mjete për të parandaluar sulmet kibernetike dhe për të adresuar problematika nëse ndodh të përballemi me ndonjë sulm kibernetik.

Unë pata fatin që në Shqipëri të isha më herët dhe kemi bërë një studim të imtësishëm të biznesit këtu. Edhe po ashtu kemi punuar pak me qeverinë dhe kemi kuptuar që ka një kërcënim të menjëhershëm dhe kërcënimi vjen nga ajo që nuk dimë. Ajo është armiku jonë i madh dhe po ashtu kërcënimi vjen nga fakti që ju nuk keni mundësinë që ditën e sotme që të përballeni me këtë gjë që nuk e dini, me të panjohurën. E vetmja gjë që mund të bëni është të përgatiteni për atë që nuk dini. Në fillim na panë sikur kishim ardhur nga hëna, ok sigurisht ky është reagimi i parë që ne marrim ndonjëherë. Megjithatë, ne fillojmë me bazat, arsimin, ndërgjegjësimin, ne duhet të kuptojmë që pjesa kibernetike nuk është një pyetje nëse ka për të ndodhur. Pyetja është kur ka për të ndodhur”, u shpreh eksperti.

Lexo: Njohja për përsosmërinë në inovacion: Samsung kryeson tregun global të televizorëve për të 17-in vit radhazi

Më tej, i pyetur sesa të sigurta janë paratë dhe sistemi bankar i shqiptarëve, ai deklaroi:

“Ju duhet të siguroheni që në fund të ditës, ju duhet të siguroni besim te sistemi. Tani sulmet kibernetike kanë për të ndodhur dhe ju nuk mund t’i luftoni ato dhe nuk mund të shkoni diku dhe të thoni që keni për të humbur paratë tuaja apo sigurinë tuaj. Bankat në Shqipëri janë duke punuar dhe ne jemi duke parë një sjellje shumë serioze. Ne shikojmë që qeveria është duke krijuar mjetet për të parandaluar mjetet që të mos ndodhin këto sulme kibernetike. Sulmet e kaluara sibernetike ishin sulme në nivelin qeveritar dhe ne na pëlqejnë t’i ndajmë në dy lloj anë: terrori kibernetik dhe krime kibernetike. Bankat bëjnë pjesë tek këto të fundit”.

ABC News 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0