Para se të merrni vendimin e pushimit nga puna të punonjësve tuaj, kini parasysh këto këshilla - Business Magazine Albania

Para se të merrni vendimin e pushimit nga puna të punonjësve tuaj, kini parasysh këto këshilla


Imagjinoni se keni rekrutuar një punonjës, i cili, për të gjitha qëllimet dhe synimet, dukej mjaft kompetent. Të paktën, kjo është ajo që keni menduar kur e keni punësuar atë.

Por, gjatë disa muajve të fundit, keni vënë re se ai thjesht nuk është në standardin e pritur. Ndoshta ai ka humbur afatet, duke i kthyer raportet jo të plota, ose thjesht nuk është “marrë me to”, përkundër përpjekjeve të shumta për ta ndihmuar atë që të ketë sukses. Ju duhet të bëni diçka. Nuk keni kohë për të qenë dadoja e tij dhe gabimet e vazhdueshme po ndikojnë në kredibilitetin e ekipit tuaj. Ju nuk shikoni asgjë tjetër për të bërë, përveç pushimit të tij.

Por pushimi i një punonjësi mund të jetë një veprim i rrezikshëm për biznesin tuaj. Ju duhet një proces praktik dhe i drejtë që të ndihmojë në uljen e përgjegjësisë tuaj. Për më tepër, është më mirë t’i jepni punonjësit tuaj mjaftueshëm kohë për t’u përmirësuar dhe t’u jepni atyre mjetet e nevojshme për të arritur aty ku duhet. Në fund të fundit, rekrutimi, punësimi dhe trajnimi i një punonjësi të ri mund të jetë shumë i kushtueshëm.

Por, kur çdo gjë dështon, pushimi mund të jetë i nevojshëm. Këtu janë disa këshilla për të mbrojtur biznesin tuaj.

Shkruani çdo gjë
Dokumentacioni është çelësi. Nëse ju nuk shkruani çdo gjë, mund të thuhet se kjo nuk ka ndodhur. Edhe bisedat joformale të shkruara në një fletore mund të jenë të dobishme dhe dokumentacion i konsiderueshëm. Ndërsa kur shkruani shkëmbimet, datat, orët dhe detaje të tjera mund të duket si kohë e shkuar dëm, por është shumë e rëndësishme pasi mund të mbroni vendimin tuaj.

Jini të qartë në lidhje me pritshmëritë
Për çdo punë, ju duhet të keni një përshkrim të punës. Edhe në qoftë se nuk keni ndonjë gjë të formalizuar, duhet të keni dokumentacionin që tregon një pasqyrë të fortë të funksioneve dhe përgjegjësive të çdo roli në ekipin tuaj. Ju gjithashtu duhet të dini se çfarë duhet të bëjnë punonjësit që të jenë të suksesshëm në çdo rol dhe është e domosdoshme që edhe punonjësit tuaj ta dinë këtë.

Mos supozoni se njerëzit e kuptojnë se çfarë iu duhet. Njerëzit vijnë me perspektivat e tyre, të cilat jo gjithmonë përputhen me ato të shefave të tyre. Çdo rol duhet të përcaktohet qartë. Kjo e bën më të lehtë për të identifikuar dhe korrigjuar problemet. Përveç kësaj, politika juaj disiplinore duhet të jetë transparente. Kjo ndihmon për t’u siguruar që çdo çështje është trajtuar në mënyrë të vazhdueshme dhe në mënyrë të drejtë.

Jini një trajner i mirë
Si punonjësit e rinj ashtu dhe ata ekzistues duhet të trajnohen. Ky është feedback informal dhe përbëhet nga ajo që është e drejtë, si dhe çfarë është e gabuar. Mendoni për një trajner futbolli. Ai jep lëvdata për një pasim të mirë apo një lojë të luajtur mirë, por gjithashtu tregon pasimet e humbura dhe mangësitë në mbrojtje. Punonjësit tuaj kanë nevojë për këtë feedback për të kuptuar se si po ecin para se të arrini në pikën e marrjes së masave disiplinore ose në pushimin nga puna.

Filloni një plan të përmirësimit të performancës (PIP)
Edhe pasi i keni trajnuar përsëri shihni mangësi të performancës dhe pikërisht kjo do të jetë koha e duhur për të zhvilluar një plan të përmirësimit të performancës (PIP). PIP duhet të shpjegojë në mënyrë specifike se çfarë zonash janë problematike dhe të krijoni qëllime të detajuara për veprime korrigjuese. Në disa raste, këshillimi një-për-një mund t’i ndihmojë më mirë punonjësit, ndërsa në raste të tjera mund të kenë nevojë për një plan të shkruar.

Kjo metodë mund të jetë e dobishme në trajtimin e çështjeve të tilla si frekuentimi, komunikimi dhe çështje të tjera të sjelljes. Për shembull, nëse dikush vazhdimisht nuk po vjen në punë, ju mund të bëni një bisedë me punonjësit se në cilën orë duhet të vijnë dhe në cilën duhet të largohen, si dhe saktësojuni se prisni përmirësime të menjëhershme. Shpjegoni se moszbatimi i tyre në vazhdim çon në pushim nga puna. Në çdo rast, afati i dhënë për t’u përmirësuar duhet të jetë i arsyeshëm. Disa mangësi janë më të shpejta për t’u rregulluar se të tjerat.

Mbajeni mend këtë. Dokumentojeni bisedën dhe planin. Punonjësit tuaj duhet të firmosin një dokument që po konfirmojnë çdo gjë. Nëse ju bëni një këshillim verbal, dërgojini një email punonjësit tuaj. Dokumentoni çdo takim dhe rezultatet në mënyrë që t’u shpjegoni dhe atyre se çfarë po bëjnë gabim.

Kryeni një këshillim me shkrim
Nëse gjërat janë duke shkuar vërtet keq, ju mund të keni nevojë për një këshillim të shkruar. Një këshillim me shkrim është disi i ngjashëm me PIP. Ajo duhet të përshkruajë fushat që punonjësit duhet të rregullojnë. Me shkrim, detajoni specifikisht se çfarë duhet të përmirësohet dhe se si kjo duhet të realizohet.

Kjo formë duhet të shprehë se përmirësimi duhet të jetë i menjëhershëm, i dukshëm dhe i qëndrueshëm. Punonjësit duhet të nënshkruajnë këtë formular pasi ju keni diskutuar me ta. Kjo nuk do të thotë se ata duhet të pajtohem me atë që keni dokumentuar. Nënshkrimi i tyre thjesht tregon se ata e kanë marrë këshillimin.

Kur gjithçka tjetër dështon, ndërprisni punësimin
Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet tuaja, ju ende nuk mund të shihni një përmirësim dhe e vetmja alternativë e mbetur është pushimi nga puna. Megjithatë, deri tani, ju duhet të keni të dokumentuar qartë se çfarë keni bërë për t’i ndihmuar ata në përmirësimin e tyre.

Pra, kur është dita më e mirë ose koha që të bëni këtë lloj bisede?

Në të vëretë nuk ka një kohë “të mirë”. Kjo nuk është një bisedë e lehtë. Megjithatë, ka disa raste që janë më pak të dëshirueshme se të tjerat. Për shembull, pasditja e së premte nuk është ideale për shkak se vjen fundjava. Në fillim të javës është e preferueshme, si edhe në mëngjes gjatë ditës.

 

burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0