Gabimi në sistemin e bankometeve të Bankës së Irlandës bëri që klientët që nuk kanë para në llogarinë e tyre të tërheqin deri në 1000 euro.
Pak minuta pasi u përhap lajmi ‘se Banka e Irlandës po jepte para falas’, pati radhë të gjata në ATM në Dublin, ku njerëzit merrnin para që nuk i kishin gjendje në llogarinë e tyre.
Me ndërhyrjen e policisë, u ruajtën bankomatet derisa gabimi teknik në sistem të rregullohej.
Banka e Irlandës ka kërkuar falje për problemin teknik dhe paralajmëron përdoruesit e ATM-ve ose aplikacioneve bankare online se këto para do të debitohen nga llogaritë e tyre.
Në njoftimin e saj thuhet: “Kërkojmë falje për ndërprerjen e shkaktuar nga ky dështim. Ne e dimë se nuk kemi arritur në nivelin e shërbimit që klientët tanë presin nga ne,”
Brendan Burgess, themeluesi i AskAboutMoney.com, tha se banka duhej të përmirësonte sistemin e saj të IT, ndërsa shtoi: “Nëse e dini se nuk keni para, por merrni 1000 euro nga llogaria bankare, jeni duke bërë mashtrim. Dhe ky nuk është një problem që ka të bëjë me sistemet e Bankës së Irlandës.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto